Shpërthim në Turqi, ndalet rrjedha e gazit natyror iranian

Mediat turke raportojnë se rrjedha e gazit natyror iranian është ndalur për shkak të një shpërthimi në perëndim të Turqisë.

Zyrtarët turq të Energjetikës citohet të kenë thënë se 28 ushtarë të Turqisë janë lënduar si pasojë e këtij shpërthimi.

Incidenti ka ndodhur në afërsi të qytetit Eleskirt, në provincën lindore të Agrit.

Ky nuk është shpërthimi i vetëm i tubacioneve të gazit në Turqi gjatë muajit të fundit. Në fillim të tetorit, autoritetet turke fajësuan grupin separatist të Partisë Kurde të Punës për një shpërthim në një tubacion të gazit në juglindje të Turqisë, gjë që ndikoi në ndaljen e furnizimit me gaz natyror iranian në atë rajon.

Katër ditë më parë, kishte ndodhur edhe një shpërthim tjetër i pashpjegueshëm, në një tjetër tubacion të gazit, që ndaloi rrjedhën e gazit natyror nga Azerbajxhani.

Artikulli paraprakStudentet e USHT ankohen për maltretim nga njësiti “Alfa”
Artikulli vijuesTurqia kërkon nga Siria armëpushim gjatë festës