Kryeministri i Hungarisë tha se vendi i tij po tejmbushet me refugjatë, të cilët po kërcënojnë të shkatërrojnë rrënjët e krishtera të Europës.
Komentet e Victor Orban vijnë pasi policia u detyrua të ndalonte një tren të mbushur me qindra refugjatë.
Pasi zbritën refugjatët, një baba tërhoqi gruan dhe fëmijën e tij në shina duke kërcënuar me vetëvrasje.
Por Orban thotë se fluksi i refugjatëve myslimanë kërcënon Europën.
“Kjo është një pyetje e rëndësishme, për shkak se Europa dhe kultura europiane ka rrënjë të krishtera,” tha ai.
Nga ana tjetër, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se liderët e BE e kanë kthyer Mesdheun në një “varr të madh për refugjatët”.