Me bombat atomike në Hiroshima dhe Nagasaki u përmbyll, në gusht 1945, Lufta e Dytë Botërore. Ja pse Japonia ishte e fundit që u dorëzua. Dhe përse SHBA goditën një vend që praktikisht ishte i mundur
Në orën 08.15 të 6 gushtit 1945, qielli mbi Hiroshimë u ndez prej një drite verbuese, e pasuar prej një deflagracioni gjigand. Japonezët e quajtën pikadon: “shpërthimi verbues” e bombës atomike të lëshuar prej bombarduesit Enola Gay. I njëjti ferr ndodhi tre ditë më pas në Nagasaki: objektivi parësor ishte qyteti i Kokurës, por një mjegull e trashë ndryshoi planet. Në orën 11:02 të 9 gushtit, bombarduesi Bock’s car lëshoi bombën e dytë. Nga dëshmitë e të mbijetuarve del i gjithë tmerri i atyre ditëve, që arritën kulmin në dorëzimin pa kushte në 15 gusht. Po a ishte vërtetë e nevojshme të shkaktohej ajo masakër ndaj popullsisë civile?
PA RRUGEDALJE
“Nuk ekzistonte më asgjë, me përjashtim të disa ndërtesave me beton. Për kilometra të tëra, qyteti dukej i shkretë: mbeteshin vetëm grumbuj tullash dhe pllakash”. Kështu e përshkruan mjeku Michihiko Hachiya e përshkruan atë që pa, tek “Ditari i Hiroshimës”.
“Më duhej të rishikoja domethënien që i kisha dhënë deri në atë kohë, fjalës “shkatërrim” dhe të kërkoja që të shprehte atë që shihja” …