Namazi i sabahut dhe shejtani

Tregohet se një njeri shpejtonte për namazin e sabahut. Ecte në një rrugicë të errët dhe në një moment rrëzohet dhe fëlliqi rrobat në një llom që ishte në rrugë. Njeriu kthehet në shtëpi i ndërron teshat dhe përsëri niset për namazin e sabahut. Duke ecur në atë rrugicë të errët i ndodh e njëjta gjë, përsëri ai shkon në shtëpi i ndërron teshat dhe niset për namazin e sabahut. Kur për të tretën herë niset për në xhami,  para vetes sheh një njeri i cili e merr për dore dhe me një qiri e dërgon para derës së xhamisë. Kur arritën tek xhamia ai e pyeti atë që i ndihmoi: “Kush je ti, o njeri?”

Ai i përgjigjet: “Unë jam Iblisi”.

“Përse më ndihmove, atëherë”, –  e pyeti i habitur njeriu.

Iblisi i tha: “Kur u rrëzove herën e parë, dhe u ktheve në shtëpi i ndërrove teshat dhe u nise për në xhami, Allahu t’i fale gjunahet e tua. Herën e dytë kur u përgatite për namaz Allahu ia fali mëkatet familjes tënde, andaj u frikova që nëse kthehesh edhe për të tretën herë Allahu do t’ua fal mëkatet të gjithë njerëzve të qytetit.”

(Islampress)

Artikulli paraprakRoboti musliman për abdest, 800 vjet i vjetër
Artikulli vijues(VIDEO) RAST I RËNDË: FAMILJA 7 ANËTARËSHE NUK KA STREHË MBI KOKË