Milani i drejtuar nga serbi Mihajlovic ka seleksionuar një tjetër humbje në Serinë A. Napoli ka triumfuar në “San Siro” me rezultatin 0-4. Ndërsa Fiorentina ka rimarrë vendin e parë në renditje, pas fitores 3-0 ndaj Atalanta-s.
Edhe pse ndeshja luhej në Milano, ishin napolitanët ata që diktuan lojën. Të vendosur mirë në fushë, me një mbrojtje solide, të cilës një garanci të madhe i ka dhënë edhe Hysaj, Napoli arriti të merrte tre pikë mjaft të rëndësishme me një lojë bindëse duke u ngjitur në renditje. Ndërsa Milani mbetet në kuotën e 9 pikëve, në vendin e 11.
Në “Artemio Franchi” Fiorentina bëri detyrën duke fituar ndaj Atalanta-s lehtësisht, me dy gola në pjesën e parë dhe një në minutën e fundit të ndeshjes. Ekipi i drejtuar nga portugezi Paulo Sousa është ngjitur në krye të Serisë A, në kuotën e 18 pikëve, dy më shumë se Interi i vendit të dytë.
Ndërsa në “Juventus Stadium” ishte Morata ylli i mbrëmjes, duke i dhënë “zonjës së vjetër” 3 pikët me një performancë të jashtëzakonshme. Sulmuesi spanjoll shënoi një gol, fitoi penallti dhe dha një asist në suksesin 3-1 ndaj Bologna-s.