NATO do ta shqyrtonte kërkesën e Turqisë për sistem anti-raketë

0
134

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, thotë se Aleanca do ta merrte në shqyrtim një kërkesë të Turqisë për vendosjen e sistemeve anti-raketë Patriot përgjatë kufirit me Sirinë.

Zoti Rasmussen tha sot se NATO nuk ka marrë deri tani kërkesë zyrtare nga anëtarja e NATO-s, Turqia, por shtoi se në se e merr një kërkesë të tillë, Aleanca do ta shqyrtonte si një çështje urgjente.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Thomas de Maiziere, tha se pret të marrë një kërkesë nga Turqia, fshatrat kufitarë të së cilës janë goditur me artileri nga forcat besnike të presidentit Bashar al Assad, që luftojnë me kryengritësit që përpiqen për rrëzimin e tij nga pushteti.

Zoti Rasmussen tha se NATO i ka gati planet për ta mbrojtur Turqinë, në se është e nevojshme, por kjo tani për tani nuk përfshin vendosjen e një zone të ndalim-fluturimit për sistemet anti-raketë.

Ankarakja, dikur aleate me Damaskun, tha javën e kaluar se ishte duke zhvilluar bisedime me NATO-n lidhur me sistemet Patriot anti-raketë, po nuk se kishte bërë një kërkesë zyrtare për këtë çështje.