NBA: Gregg Popovich regjistron triumfin e njëmijtë në karrierën e tij

0
230

Gregg Popovich, trajneri i San Antonio Spurs mbrëmë ka shënuar fitoren e njëmijtë në karrierën e tij.

Fitorja e ekipit të tij kundër Indianës, me rezultat 95:93 ia mundësoi trajnerit Popovich fitoren jubilare. Një mijë fitore në NBA ligën më shpejtë se Popovich, i cili që nga viti 1996 me San Antoni Spursat fitoi pesë titujt, kanë regjistruar Phil Jackson dhe Pat Riley. 

 

I vetmi trajner i cili, si Popovich, me ekipin e njëjtë shënoi fitoren e njëmijë në NBA ishte Jerry Sloan. Ai me Utah Jazz realizoi 1.127 fitore. 

 

“Këtu jam prej vitesh. Kam pasur lojtarë të mirë dhe për atë arsye kam realizuar një mijë fitore. Koha është më e rëndësishme këtu. Duhet më shumë kohë në klub për të pasur mundësi të realizoni një sukses të tillë”, ka deklaruar 66-vjeçari Popovich.