Nderohen viktimat e Srebrenicës

Mijëra njerëz janë mbledhur të hënën në Sarajevë për të nderuar viktimat e masakrës së Srebrenicës derisa kamionët transportonin 520 arkivole me eshtrat e tyre të gjetur rishtazi. Ata do të varrosen në varrezat e Potoçarit pranë Srebrenicës të mërkurën në përvjetorin e 17-të të masakrës së rreth 8 mijë burrave myslimanë nga forcat serbe të Bosnjes, transmeton REL.

Karvani shkurtimisht u ndal në para ndërtesës së Presidencës së Bosnjës në Sarajevë, ku njerëzit, shumica e tyre të përlotur, hodhën lule mbi kamionët.

Masakra më e keqe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore është përcaktuar nga dy gjykata ndërkombëtare si akt gjenocidi.kohaislame

Artikulli paraprakEA thotë se do të bëhet 100% digjital
Artikulli vijuesUP-JA ATRAKTIVE PËR POLITIKANËT