EA thotë se do të bëhet 100% digjital

EA ka konfirmuar se kompania po lëvizë shpejt drejt transformimit digjital në të ardhmen.

Frank Gibeau, presidenti i EA Games, vuri në dukje se krahu i tyre digjital ka pasur rritjen më të madhe dhe se ky transicion ishte i paevitueshëm.

Në përgjithësi, kjo kompani ka pasur të ardhura prej 1,2 miliardë dollarësh gjatë vitit të kaluar për shkarkimet e veta digjitale, abonimet premium dhe aplikacionet për celularë.

Gibeau tha: “Në një të ardhme të afërt do të bëhemi digjital. Për ne, segmenti me rritjen më të madhe është digjitalizimi dhe sigurisht shërbimet digjitale të Electronic Arts. Ne planifikojmë të bëhemi kompani digjitale 100% dhe kjo është e paevitueshme për ne.”

Përveç kësaj, duket se kjo kompani do t’i zvogëloj shitjet me pakicë në përgjithësi, një hap ky që sigursht se do ta lëndoj këtë industri që është në luftë për mbijetësë.

“Nëse lojtarët dëshirojnë që t’i marrin lojërat përmes shkarkimeve digjitale dhe nëse kjo është mënyra më e mirë për ta, atëherë këtë gjë do ta bëjmë ne.”

Poashtu për t’i siguruar edhe ata idhtarë të disqeve kreu i EA-së tha se “nëse blerësit dëshirojnë t’i blejnë lojërat nga shitësit me pakicë ata mund ta bëjnë këtë. Ne do të vazhdojmë të shpërndajmë lojëra në çfardo formati që blerësit kërkojnë.”

Parashikimet e Gibeau kanë të bëjnë me thashethemet se Xbox 720 i ri dhe konzola e Sony PlayStation 4 do të bazohen plotësisht përmes shkarkimeve.kohaislame

Artikulli paraprakSAMSUNG FITON NDAJ APPLE
Artikulli vijuesNderohen viktimat e Srebrenicës