Ndihmë Për ERIONIN…

Po e nisi këtë shkrim më fjalen JU LUTEM sepse vërtet dua të ju lutem të i ndihmoni Erionit të vogel, i cili më 21 shkurt 2011 u diagnostifikua më Leukemi Acute dhe u ridiagnostifikua me 27 janar 2014.

Erion Zymberi ka lindur më 02.10.2004 në Gjakovë, është fëmiu i madh i prindërve Besim dhe Antigona Zymberi, ndërsa ka edhe 2 vëllezër e një motër të cilët janë shumë të lidhur më Erionin. Prindërit e Erionit nuk punojnë asnjëri, i kanë kushtët shumë të vështira, jetojnë më asistencë sociale.
Erioni për dy vite radhazi mori terapi në qëndren klinike universitare të Kosovës (QKUK), në pa mundësi që të dalë jashtë Kosovës ju dasht familjes që të mundohën sado pak në Kosovë të bëjnë diqka për ta shëruar, pas kësaj ju ndal terapia sepse u mendua që Erioni po bënë më mirë, por pas 11 muajsh pauz, më datën 27 janar 2014 u konstatua se sëmundja i është rikthyer, duke e vështirsuar edhe më shumë gjëndjën ë tijë shëndetësore.
Mjekët tani shpresat e vetme i kanë në dërgimin e Erionit jashtë vendit për shërim, ku si mundësi ë vetme dhe e cila është 50% me 50% është transpantimi i palcës kurrizore, sepse Erionit nuk i ka mbetur asnjë rrugë tjetër. Për ta bërë këtë mjekët kanë parapar që Erioni të dërgohet në Itali që të kurohet, mirpo kjo do të thot se duhet një shumë e madhe parash që kap shifren afro 200.000 euro, shifer kjo e cila nuk mund të përballohet nga familja e tijë, por familja e tijë të vetmën shpresë e ka tek njerëzit shpirtmirë të cilet do ndihmonin për shërimin e birit të tyre.
Pra sot një jet vlen edhe kaq 200.000 Euro, të cilat për dikend nuk janë shumë, por për dikend janë të pa arritshme, familja po bënë të pamundurën, por sa mjafton kjo kur ata kanë një pagë prej 80 Euro në muaj, sa mund të ndihmojnë 80 euro për shërimin e Erionit, kur kemi parasysh se me ato 80 euro janë edhe tre fëmijë të tjerë në këtë familje që ushqehen.
Erioni është i vogël, ka shumë për të jetuar, kjo do ndodhë falë njerëzve të mirë, njerëzve më vullnet të mirë dhe shpirt mirë, Erioni është në klasen e tret, e presin shokët dhe shoqët e klases që ai të kthehet dhe të vazhdojë mësimin, sepse edhe ata janë organizuar që të mbledhin para më aq takat sa kanë, që ti ndihmojnë shokut të tyre, sepse e duan Erionin, por edhe Erioni i do shokët e tijë, ai deshiron të kthehet në shkollë, deshiron të bashkohet më shokët e tijë, dëshiron të luaj më shokët e tijë, prandaj të mundohemi që ëndrrat e tijë të mos shuhen sepse është ende i vogël, ta bëjmë të mundur që Erioni ti jetojë ëndrrat e tijë, ta shijojë jetën, të mos ndahet nga familja dhe nga shokët e tijë, sepse Erioni e ka jetën përpara, të mos lejojm të shuhet…
Së shpejti besoj që do e kemi edhe një kod nga PTK Vala dhe APELOJ që të mundohemi ti ndihmojmë Erionit përmes SMS-ve, të mundohemi të organizojm koncert Humanitar “NDIHMË PËR ERIONIN”, të mundohemi të ndihmojmë në të gjitha mënyrat për ta shpëtuar Erionin. 
Ne të mundohemi sepse në dor këtë punë e ka Zoti, i cili besojmë që Erionin nuk e ka braktisur sepse ky ende është një engjull pa mekate.
Bashkëatdhetar të ndëruar, ndihma e juaj nuk ka mungu asnjëhër për Kosovën dhe popullin e saj, ndihma juaj ka qenë ajo që na ka mbajtë gjallë më dekada.
Po ju kërkoj që këtë ndihmë ta vazhdoni prap, ta ndihmoni Erionin dhe shumë Eriona të tjerë të cilet kanë sëmundjë e nuk kanë mundësi për shërim, ju lutëm të ju ndihmoni fëmive në Kosovë sepse ata po kanë nevoj për ndihmë, ju lutem ndihmojeni Erionin sepse i duhet ndihma juaj…

Ata të cilët jetojnë jashtë Kosovës, Erionin mund ta ndihmojnë në këtë numër të xhirollogaris:

Pro Credit Bank Kosovo
Besim Zymberi
Account NO: 1140 004038 000136 
SWIT (BIC) CODE: MBKOXKPR

Ndërsa pë rata që jetojnë në Kosovë, Erionin mund ta ndihmojnë edhe në këto xhirollogari të cilat janë në emër të Erion Zymberit:

Pro Kredit Bank: 1140 142 749 300 130
Raiffeisen Bank: 150 109 000 2988 352

Po ashtu për ndihmë mund të kontaktoni edhe prindin e Erionit:
Besim Zymberi nr i telefonit: +377 45 297 927

Artikulli paraprak5 gjërat që duhet të dini mbi konfliktin në Ukrainë
Artikulli vijuesBIG BROTHER – Emancopëtim i kulturës së shqiptarëve!