Ndikimi i Rusisë në Kosovë po rritet

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Florian Qehaja, ka paralajmëruar se ndikimi i Rusisë në Kosovë po rritet.

Qehaja në një intervistë për “Epokën e Re”, ka thënë se kjo po bëhet duke aplikuar instrumentin e “fuqisë së butë”, përmes disa organizatave joqeveritare në katër komunat veriore dhe të disa medieve të caktuara në rajon.

Sa i përket gjendjes së sigurisë në vend, Qehaja vlerëson se krimi i organizuar, korrupsioni, obstruksionet nga Serbia dhe ekstremizmi i dhunshëm e radikalizmi janë rreziqet kryesore që i kanosen Kosovës.

Ndërsa rreth anëtarësimit të Kosovës në Interpol, ai ka përmendur pengesat politike që do të dalin gjatë këtij rrugëtimi.

Artikulli paraprakSi të kesh një përfundim të mirë
Artikulli vijuesTalenti kosovar shënon pesë gola në Ligën e Kampionëve