Ndizni pasionin me këta afrodiziakë natyror

Ushqimi që konsumoni mund të kenë impakt të drejtpërdrejt në jetën tuaj seksuale, duke ndikuar tek hormonet, kimia e trurit, niveli i energjisë dhe i stresit. Disa ushqime kanë veçori psikoaktive dhe mund të rrisin qarkullimin e gjakut në organet tuaja.

Një nga bimët më të rëndësishme është Damiana

Gjethet e Damiana-s janë përdorur prej shumë kohësh si një afrodiziak për rritjen e energjisë seksuale nga meksikanët. Kjo bimë ka efekte për stimulimin seksual tek femrat dhe meshkujt, në rritjen e energjisë, trajton astmën, depresionin, impotencën dhe problemet menstruale.

Historikisht damiana është përdorur për të qetësuar simptomat e ankthit nervozizmit dhe depresionit.

Kjo bimë është përdorur gjithashtu për të përmirësuar tretjen dhe parandaluar kapsllëkun.

Ja 10 afrodiziakët më të mirë

10. Shpargu

Një herbalist anglez në shekullin e 17-të, Nicholas Culpepper, shkruan se shpargu (asparagus) “nxit epshin tek burrat dhe gratë.” Shpargu është një perime që përmban kalium, fibra, vitaminë B6, vitamins A dhe C. Po ashtu ai përmban tiaminë dhe acid folik. Një studim nga britanikët ka arritur në përfundimin se shpargu përmban një aminoacid që quhet asparagin, i cili kur metabolizohet në organizëm sjell efekte në nervat e traktit urinar.

9. Çokollata

Çokollata njihet nga të gjithë si afrodiziaku më natyral. Ajo përmban një substancë, phenylethylamine që njihet edhe si ‘kimikati i dashurisë që çliron dopaminën në qendrën e kënaqësisë në tru dhe kjo mund të arrrijë pikun gjatë orgazmës. Pa dyshim që çokollata renditet në vendet e para të listës së ushqimeve që ndezin epshin.

8. Mjalti

Mjalti është një tjetër ushqim afrozodiak që ka dhënë prova. Ai përmban grupin e vitaminave B, të nevojshme për testosteronin. Ai është gjithashtu një burim i boronit, që ndihmon trupin të përdorë më mirë dhe të emtabolizojë estrogjenin apo hormonin seksual femëror.

Studimet kanë treguar se boroni mund të rrisë gjithashtu nivelin e testosteronit në gjak, hormon ky që përgjegjës gjithashtu për pasionin dhe orgazmën tek meshkujt dhe femrat.

7.Bananet

Ashtu si dhe shpargu bananet kanë formë fallike. Indianët i cilësojnë bananet si afrozodiakët më të mirë natyralë. Bananet përmbajnë kalium, vitaminë B dhe magnez.

Energjia seksuale tek meshkujt mund të rritet nga enzimat dhe mineralet që ndodhen tek bananet.

6. Nenexhiku

Nenexhiku ka efekte shumë pozitive për organizmin dhe ka një aromë shumë të veçantë. Ai është futur në listën e afrodiziakëve pasi stimulon dëshirën seksuale dhe shton të rrahurat e zemrës. Kur bëni darkë për bashkëshortin mos harroni të gatuani me nenexhik.

5. Fiku

Nëse ndani një fik në gjysmë do të shihni një ngjashmëri me organin femëror megjithatë kjo nuk është e vetmja arsye pse fiku futet në listën e afrozodiakëve.

Grekët e lashtë e konsideronin fikun si frut përgjegjës për mbarëvajtjen e dashurisë dhe fertilitetin! Fiku ka gjithashtu shumë efekte të tjera për organizmin.

4. Kanella

Përdorej në të kaluarën si një substancë për të nxitur epshin.

3. Trangujt e detit. Këto krijesa detare plot me vitamina dhe minerale janë shumë popullore për më shumë dëshirë dhe kënaqësi seksuale.

2. Xhenseni

Xhenseni (Ginseng) është një tjetër bimë e çmuar në Mjekësinë Tradicionale Orientale gjë që është pranuar gjerësisht edhe nga perëndimi për rritjen e imunitetit, për ruajtjen dhe ngritjen e energjisë dhe për të luftuar impotencën. Mjekësia kineze e përdor xhensenin për reduktimin e stresit, përmirësimin e kujtesës, rregullimin e sheqerit në gjak etj.

Të mirat e xhensenit nuk mbarojnë këtu. Kjo bimë është është përdorur tradicionalisht për të luftuar kancerin. Studimet kanë treguar se ekstrakti i xhensenit ka potencial në parandalimin e kancerit të fytit, mushkërive, stomakut dhe mëlcisë. Kjo bimë është dhe shpresë e re për ata të cilët vuajnë nga impotenca.

1. Dashuria

Megjithatë afrodiziaku numër një është dashuria. Asgjë nuk mund të ndalojë pasionin e dy njerëzve të dashuruar. Afrodiziaku i dytë është variacioni. Variacioni rinovon zjarrin e dashurisë. Por për të ndezur dëshirën në një çift nevojitet dhe imagjinata.

Artikulli paraprakÇfarë shkakton presion psikologjik tek djali
Artikulli vijuesÇfarë e shkakton impotencën, ejakulimin e vonuar dhe atë të shpejtë