Ndotja radioaktive

0
289

Ndotja radioaktive është dukuria e përhapjes në mënyrë të pavullnetshme e lëndëve radioaktive në mjedis.

 

Ndotja radioaktive është dukuria e përhapjes në mënyrë të pavullnetshme e lëndëve radioaktive në mjedis. Elektronet që përhapin lëndët radioaktive përzihen me ajrin, ujin, tokën dhe trupin e gjallesave dhe shkaktojnë dëme të pariparueshme. Lëndët radioaktive prishin strukturën atomike të materieve që ndodhen brenda ekuilibrit natyror dhe duke ndikuar tek qelizat e njeriut ato shkaktojnë sëmundje të pashërueshme.

Ndotja radioaktive

Nevoja në rritje për energji, zhvillimet teknologjike, si dhe mospërballimi i kësaj nevoje nga burimet ekzistuese e ka shtuar akoma edhe më shumë rëndësinë e energjisë bërthamore. Vetëm se centralet e energjisë nukleare përbëjnë një nga burimet kryesore të ndotjes radioaktive. Përveç centraleve bërthamore në një masë të konsiderueshme në krijimin e ndotjes radioaktive ndikojnë edhe fabrikat e prodhimit të armëve nukleare dhe mbetjet radioaktive. Gjithashtu rol në ndotjen radioaktive luajnë edhe disa karburante nukleare që përdoren në mjetet e transportit si dhe izotopet radioaktive që përdoren për qëllime mjekësore.

Ndotja radioaktive

Për rreth 50 vjet në botë bëhen prova bërthamore për qëllime ushtarake dhe për prodhimin e energjisë nukleare. Këto prova që realizohen në shkretëtirën Nevada të Amerikës, në stepat e Rusisë dhe Kazakistanit dhe në Oqeanin Paqësor, kanë shkaktuar ndotje radioaktive në përmasa serioze. Lëndët radioaktive nuk ndikojnë vetëm zonën ku bëhen provat, nëpërmjet ajrit dhe ujit ato transferohen dhe prekin edhe rajonet e largëta.

Ndotja radioaktive

Efektet e armëve bërthamore që janë përdorur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Japonisë tregojnë dëmet që mund të shkaktojnë lëndët radioaktive.

Ndotja radioaktive

Edhe aksidenti nuklear që ndodhi në vitin 1986 në Ukrainë, është një shembull tjetër që tregon se sa e dëmshme mund të jetë ndotja radioaktive. Disa efekte të shpërthimit, që ndodhi në centralin bërthamor të Çernobilit dhe që preku pothuajse të gjithë botën, vazhdojnë ende edhe sot. Lëndët radioaktive që u përhapën pas këtij shpërthimi kanë bërë që shumë njerëz dhe kafshë të vdesin ose të sëmuren.

Ndotja radioaktive