Mulimanët australianë në mbi 200 xhami që shërbejnë në Australi kanë falur namazin e parë të teravive të muajit Ramazan i cili është sulltani i 11 muajve
MELBOURNE (AA) – Mulimanët australianë mbushin xhamitë për të falur namazin e parë të teravive të muajit të Ramazanit i cili do të fillojë nesër, raporton Anadolu Agency (AA).
Mulimanët australianë në mbi 200 xhami që shërbejnë në Australi kanë falur namazin e parë të teravive të muajit Ramazan i cili është sulltani i 11 muajve.
Gjithashtu në ligjëratat para namazit të teravive janë dhënë informacione në lidhje me virtytet e Ramazanit, rëndësinë e adhurimeve farz si dhe vendi dhe të mirat e agjërimit në islam.
Kryetari i Organizatave të Vizionit Kombëtare të Australisë, Hasan Güreşen, i cili ka falur namazin e parë në xhaminë Meadows Heights në Melbourne, në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka shprehur lumturinë për faljen së bashku të namazit të parë të teravive të muajit Ramazan i cili fillon nesër.