Në BeH 200.000 njerëz punojnë në të zezë

Në Bosnjë e Hercegovinë rreth 200.000 njerëz punojnë “në të zezë” përkatësisht punëdhënësit nuk i kanë lajmëruar, deklaroi sot në konferencën për shtyp në Sarajevë drejtori i Agjencisë për Punë dhe Punësime të BeH Adnan Deliq.

Ai shtoi se i përshëndet hapat e qeverive të entiteve me ndryshime të dispozitave ligjore të ndara dhe dënime të rrepta t’i detyrojnë punëdhënësit në BeH t’i lajmërojnë njerëzit të cilët i punësojnë.

Deliq theksoi se viti i kaluar ka qenë rekord për më shumë baza në lidhje me gjendjen e tregut të punës. Së pari, pas numrit të madh të regjistruar të personave të papunësuar, më pas numri i personave të punësuar nga evidentimi i shërbimit për punësim, si dhe sipas numrit të njerëzve të sapolajmëruar në evidencat e atyre shërbimeve.

Deri në ditën e fundit të vitit 2012, në krahasim me të njëjtën ditë të vitit 2011 ka pasur 13.793 persona të papunësuar më shumë, tregoi Deliq. Nga numri i përgjithshëm i të papunësuarve në vitin e kaluar, personat e sapolajmëruar të cilët kanë kërkuar punë ka pasur 166.347.kohaislame

Artikulli paraprakMe sëpatë sulmon Taxi-të në Zveçan
Artikulli vijuesIzrael, përdhosen varrezat muslimane