Kryeministri i Kanadasë e njeh dhe e respekton kulturën islame. Ai gjatë ceremonisë së mirëseardhjes për refugjatët sirian, femrat i përshëndeti sipas traditës islame, pa ua zgjatur dorën.
Kryeministri i një vendi të civilizuar, ani pse i krishterë respekton vlerat e ndryshme të njerëzve. Fotot në fjalë dëshmojnë se ky respekt, nuk bënte fjalë vetëm për femrat e mbuluara sipas traditës islame, por edhe ato të pambuluara, që mund edhe të mos jenë muslimane, duke pasur parasysh preferencën e disa vendeve perëndimore që të parazgjedhin prej refugjatëve sirian ata që janë të besimit të krishterë.
Ndërsa pushtetarët tonë, që janë lindur në familje islame, dhe janë pushteti i një vendi me popullatë muslimane, i nënçmojnë këto parime. Kjo përvec që është shenjë e mungesës së kulturës islame është mungesë edhe e kulturës së përgjithshme njerëzore dhe, kjo casje duket se është zgjatje e ideologjisë së monizmit komunist tek një pjesë jo aq e vogël e pushtetarëve tonë.
Kështu ndodhi edhe kur Kryeparlamentari me këshilltarët e tij vizituan institutcionin më fetar të vendit, medresenë Alaudin dhe nxënësve të kësaj medrese ai nuk ua respektoj këtë parim.
A thua vallë, për pushtetarët dhe politikanët tonë, drejtësia, barazia dhe respekti që vendet perëndimore dhe pushtetarët e tyre kanë ndaj popullit të tyre dhe ndaj popujve imigrant, do të jenë ndonjë model real apo kjo është vetëm retorikë mashtruese për të fituar pushtet e përkrahje dhe për ta përdorur pastaj këtë pushtet në mënyrë qoftë edhe brutale për të shtypur komunitete të caktuara dhe për të mohuar të drejtat themelore të tyre.