“Elkos Grup”, me amerikanë e austriakë, ia mësyn PTK-së

Privatizimi i Postë- Telekomit të Kosovës nga një kompani kosovare do të ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme ekonomike vitet e fundit në Kosovë, thotë Ramiz Kelmedi, themelues i “Elkos Grup”. Sipas tij, kjo nuk ka të bëjë vetëm me ambiciet e tij për t’u vënë në krye të kësaj ndërmarrjeje, por se janë të tjera argumente që e fuqizojnë këtë ide. Ai numëron disa favore, përfshirë edhe faktin se numri i të punësuarve nuk do të ulej, përfitimet nuk do të dilnin jashtë shtetit, por do të investoheshin në Kosovë, dhe se kompanitë kosovare do të forcoheshin e do të ishin konkurrente në rajon.

“Nuk duhet ta diskriminojmë veten si kompani kosovare, por duhet të hyjmë në garë edhe në këso projekte të mëdha, pasi kemi kapacitete. Është me rëndësi që një kompani vendore të fitojë garën për privatizimin e PTK-së. Jo se jemi ne në garë, por do të ishte shumë mirë për punëtorët, për profitin e kompanisë që do mbetej këtu dhe për forcimin e kompanive kosovare që do të ishin konkurrente më pas me kompanitë rajonale”, thotë Kelmendi, që është edhe deputet i AAK-së në Kuvendin e Kosovës.

Të dielën ai tha se është në konsorcium me dy kompani të huaja.

“Me ‘Elkos Grup’ në konsorcium do të jenë edhe dy kompani të tjera, njëra austriake dhe tjetra amerikane”, thotë ai.

Me këto dy kompani në konsorcium ai shpreson se do të parakualifikohet në garë për privatizimin e PTK-s/koha/kohaislame

Artikulli paraprakA prishet bukuria e gjoksit kur i jep gji fëmijës?
Artikulli vijuesPersonaliteti lidhet me shprehitë e higjienës