Në Doha nënshkruhen disa marrëveshje mes Turqisë dhe Katarit

Pas takimit dypalësh,Erdoğan dhe al-Thani në Doha zhvilluan takimin e tretë të Komitetit të Lartë Strategjik të Turqisë dhe Katarit, pas të cilit, në prani të tyre pasoi ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot u takua me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani në Doha, dhe pas takimit u nënshkruan disa marrëveshje mes dy vendeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit dypalësh, Erdoğan dhe al-Thani, në Doha, zhvilluan takimin e tretë të Komitetit të Lartë Strategjik të Turqisë dhe Katarit, pas të cilit, në prani të tyre pasoi ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve.

Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e sektorit bankar u nënshkrua nga Drejtori i Bankës Qendrore të Turqisë, Murat Centinkaya dhe drejtorit të Bankës Qendrore të Katarit, Shejh Bin Suud al-Thani.

Memorandumi i Mirëkuptimit lidhur me bashkëpunimin në fushën e turizmit u nënshkrua nga ministri i Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, Numan Kurtulmus dhe ministrit kataras të Ekonomisë dhe Tregtisë, Shejh Ahmed bin Jasim bin Muhamed el-Thani.

Po ashtu u nënshkrua edhe Memorandum Mirëkuptimi në lidhje me bashkëpunimin në lëmin e arsimit të drejtësisë dhe jurisprundencës. Deklaratë lidhur me bashkëpunimin në fushën e meteorologjisë, Marrëveshja për bashkëpunim në portet vëllazërore, marrëveshje për bashkëpunimin gjyqësor në lëmin e krimit, Memorandum Mirëkuptimi në fushën e sigurisë së ushqimit.

Gjithashtu u nënshkrua edhe një protokoll për bashkëpunim në mes të Radio Televizionit të Turqisë (TRT) dhe Korporatës Mediatike të Katarit (QMC), Memorandum Mirëkuptimi në fushën e kërkimit shkencor ndërmjet Organizatës turke për Kërkime Shkencore dhe Teknologjik (TUBITAK), Qendrës Turke për Kërkime Shkencore (BILGEM) dhe Universitetetit shtetëror të Katarit, si dhe Memorandumi i Mirëkuptimit dhe Deklarata e Përbashkët në fushën e Ndihmave Humanitare.

Artikulli paraprakZbulohet një planet i ri me madhësi të Tokës
Artikulli vijuesGjermani: Debat pёr orar tё ri pune