Po shtohen shkurorëzimet

Vetëm në vitin 2011, në Kosovë kanë ndodhur 17 mijë e 343 kurorëzime, derisa numri i shkurorëzimeve është rritur në krahasim me vitet e kaluara, duke arritur në 1 mijë e 569. Ndarjet, sipas psikologëve, po ndodhin për shkak se në Kosovë kanë nisur të ndryshojnë disa vlera që kanë qenë në të kaluarën. Rekord i ndarjeve të çifteve kosovare mbetet viti 2007, me gjithsej 15 mijë e 58 shkurorëzime.

Numri i tyre çdo dit po shtohet. Kjo tregon se shqiptarët nuk janë edhe fort të lumtur e të qëndrueshëm në martesat e tyre. Vetëm gjatë vitit 2011, në krejt Kosovën janë shënuar 16 shkurorëzime më shumë sesa që kanë ndodhur në vitin 2010, shkruan “Express”.

Prej janarit e deri në dhjetor të vitit të kaluar, në Kosovë janë ndarë plot 1 mijë e 469 qifte. Këto janë shifrat e sakta që Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar në muajin korrik, bash kur në Kosovë nuk ka ditë që nuk hasim në rend makinash të krushqive që nisen për të marrë nusen.

Kështu, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) edhe këtë vit ua nxori kosovarëve në shesh mungesën e lumturisë në çift. Sipas këtij enti, i cili ka publikuar një buletin që përmban informatat në lidhje me, kurorëzimet dhe shkurorëzimet që kanë ngjarë në vitin 2011 del se në gjithsej 17 mijë e 343 kurorëzimet që kanë ngjarë në Kosovë, një numër mjaft i lartë edhe janë shkurorëzuar.

“Në vitin 2011 në Kosovë janë regjistruar 17 mijë e 343 kurorëzime, kurse 1 mijë e 469 shkurorëzime”, thuhet në raportin e publikuar nga ASK /kohaislame/

Artikulli paraprakERDOAN: NUK TOLEROJMË NISMAT QË KËRCËNOJNË SIGURINË E TURQISË
Artikulli vijuesNë Egjipt pritet shpallja e ekzekutivit