Në Gjirin Persik u fundos një platformë nafte

Një platformë iraniane e naftës u fundos në Gjirin Persik gjatë përpjekjes së ndërmarrë për instalimin e saj, njofton edicioni i Internetit “Zaviya” i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ekspertët iranianë shpresojnë ta ngrenë platformën me kosto prej 40 milionë $ nga thellësia 80 m, megjithatë deri më tani kushtet e motit nuk e mundësojnë këtë gjë.

“Sapo të përmirësohet moti në këtë rajon ne do të fillojmë të marrim masa për ta ngritur konstruksionin nga fundi i Gjirit Persik”, – përcjell “Zaviya” fjalët e përfaqësuesit të kompanisë iraniane të naftës dhe gazit “Pars”.

Artikulli paraprakSërfisti nga Hawaii kapi dallgën 30-metërshe
Artikulli vijuesMë 1 shkurt, dita botërore e hixhabit