Sërfisti nga Hawaii kapi dallgën 30-metërshe

Sërfisti nga Hawaii, Garrett McNamara, theu rekordin botëror të vendosur nga ai vetë. Sportisti është ngritur dhe ka rrëshqitur me dërrasën e tij mbi një valë gjigante prej 30 metrash në brigjet e Portugalisë.

“Ai u ngrit mbi kreshtën e dallgës më të madhe që më kanë zënë sytë ndonjëherë. Kjo ishte një pamje me të vërtetë spektakolare, fantastike. Shumica e njerëzve do të frikësoheshin, por Garrett McNamara e mbajti situatën nën kontroll”, – tha një shok i sërfistit. Rekordi i mëparshëm në sportin e rrëshqitjes me dërrasë sërfi në valët më të larta është vendosur gjithashtu në brigjet e Portugalisë.

Artikulli paraprakKonfirmohet: Izraeli sulmon kufirin siriano-libanez
Artikulli vijuesNë Gjirin Persik u fundos një platformë nafte