Në kërkim të trupit të bukur

Ditët e sotme duket se nuk ka kufi ambicia e grave (dhe e burrave) për të arritur “pamjen perfekte”. Harrojini qerpikët dhe parukat false, po flasim për bisturinë, implantet dhe tërheqjen e buzëve.

Kirurgjia kozmetike e praktikuar nga aktoret e filmave ka qenë e zakonshme për to deri tani, por ditët e sotme nuk është e vështirë të gjenden gra të zakonshme në rrugë që janë më shumë artificiale sesa reale! Në të vërtetë, në disa qarqe pasja e shumë operacioneve plastike është bërë një status simbol; sa më shumë ke, aq më lart renditesh në atë shkallë fame.

Nëse i pyet se a është kirurgjia kozmetike diçka e mirë nga ana fetare, atëherë pa dyshim se shumica e muslimanëve do të përgjigjen se nuk është, për arsyen e thjeshtë se ajo ndërhyn në krijimin e Allahut. E, kjo është një përgjigje e drejtë. Sahabi i Resulullahut, Ibën Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë se e ka dëgjuar Resulullahun, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, duke thënë: “Allahu i ka mallkuar ata që bëjnë tatuazhe dhe ata që u behën tatuazhe dhe ato gra të cilat i ndajnë dhëmbët për bukuri dhe ato të cilat heqin qimet e fytyrës duke ndërruar kështu krijimin e Allahut.” “Dhe ata që heqin qimet e fytyrës dhe ndryshojnë kështu krijimin e Allahut.”

Një grua tha: “Ç’është gjithë kjo?” Kështu që Ibën Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: “A të mos mallkoj dikë që e ka mallkuar i Dërguari i Allahut?” Dhe është në librin e Allahut.” Ajo tha: “E kam lexuar Kur’anin nga fillimi deri në fund dhe nuk e gjeta në të.” Ai u përgjigj: “Nëse do ta kishe lexuar me kujdes, do ta kishe gjetur. Allahu thotë: “Çka t’ju japë Pejgamberi, atë merreni, e çka t’ju ndalojë, përmbajuni…” [El-Hashër: 7] (transmeton Buhariu)

Pra, i Dërguari Muhamed, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i ka ndaluar gratë të bëjnë këto tre veprime, të cilat në atë kohë gratë i bënin zakonisht për hir të zbukurimit – në pamje të parë duken si veprime të parëndësishme për të merituar mallkimin e Allahut. Sepse Allahu thotë në mënyrë më të përgjithshme në librin e Tij: “Përqendro vetveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fé), feja e Allahut në të cilën i krijoi njerëzit, s’ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga Allahu.” [Er-Rum: 30]
Për ne është ë detyrueshme të pranojmë krijimin e Allahut ashtu siç është, duke mos bërë ndryshime në të. Më e rëndësishme se kjo është obligimi që kemi për të besuar se i gjithë krijimi i Allahut është i bukur, sepse Allahu është Halik الخالق (Krijues), nuk krijon diçka përveçse me bukuri dhe përsosmëri, siç i drejtohet njerëzimit me fjalët: “Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast, andaj drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje? Mandej, herë pas here drejto shikimin, e shikimi do të kthehet te ti i përulur dhe i molisur.” [El-Mulk: 3]

Kjo mund të duket e çuditshme kur kemi parasysh ankesat e shumë grave për pamjen e tyre. Në fakt, vlerësohet se mbi gjysma e grave perëndimore sot e shohin veten e tyre si të shëmtuar. Anketimet tregojnë se thuajse të gjitha gratë e ndiejnë presionin për t’u dukur të bukura. Për pasojë kërkimi i bukurisë është bërë një shqetësim serioz për gratë. Shfleto cilëndo revistë grash dhe nuk do të gjeni asnjërën që të mos përmbajë këshilla se si të dukeni bukur ose nuk përmban reklama të mëdha që reklamojnë kremra të reja që ndalin procesin e plakjes ose fshehin rrudhat etj.

Biznesi i bukurisë sot është gjigant. Konkurset e bukurisë janë fitimprurëse dhe në kundërshtim me atë që mendojnë shumica e njerëzve, sa vijnë e shtohen çdo vit. Tregu i produkteve kozmetike është një industri miliarda dollarësh; kërkesa për operacione plastike është në rritje të jashtëzakonshme. Të tria këto industri reklamojnë nocionet të njëjta ta bukurisë që duhet të kenë femrat: një standard që i afrohet kukullës Barbi. Femrat gjenden përpara një presioni të jashtëzakonshëm për t’iu përshtatur standardit dhe të pakta janë ato që arrijnë të bëjnë ballë. Fakti është se femrat në Perëndim mund të ankohen se nuk po trajtohen me respekt, por në fakt një pjesë të fajit e kanë vetë pasi ato ia kanë bërë të mundur shoqërisë që t’i shohë thjesht si një objekt bukurie që janë aty për t’u parë me lakmi nga burrat, të cilët luajnë rolin e spektatorit. Parë në këtë dritë, kuptojmë se konkurset dhe shfaqjet e bukurisë nuk janë larg realitetit të përditshëm: ashtu si një vajze e gjatë, elegante dhe bionde merr kurorën në një konkurs bukurie, në botën reale është po vajza bionde, elegante dhe e bukur që gjen bashkëshort!

Në islam, bukuria nuk është vetëm në pamje, pasi bukuria qëndron në tërë krijimin e Allahut, i Cili është pa të meta, i vetmi përgjegjës për krijimin. Allahu i Madhëruar thotë: ” Zoti yt krijon çka të dojë dhe zgjedh kë të dojë, atyre nuk u takon zgjedhja. I pastër dhe i lartë është Allahu nga çka i përshkruajnë për shok.” [El-Kasas: 68]

Ka qenë pjesë e urtësisë së Allahut që të na krijonte të ndryshëm; disa të bardhë, disa të zinj, disa të gjatë e disa të shkurtër- të gjithë janë të bukur dhe perfekt në vetvete. Kjo është arsyeja përse Suneti profetik na mëson një dua të bukur që i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e thoshte: “O Allah, ashtu siç e ke bërë pamjen time të bukur, bëje edhe karakterin tim të bukur.” (Allahumme kema hassente halki fe hassin huluki).
Kjo nuk thuhet për të dekurajuar femrat nga kujdesi për veten dhe zbukurimi në forma të lejuara (veshja e rrobave të bukura, flokë të mbajtura mirë etj). Në të vërtetë është obligim për gratë e martuara që të zbukurohen për burrat e tyre dhe Allahu i Madhëruar i shpërblen ato gra, të cilat e kënaqin burrin e tyre kur ai i shikon. Por trysnia e madhe që ushtrohet mbi gruan në mënyrë që ajo të ndjekë idealet e vendosura nga media kanë bërë që gratë muslimane të ndihen në siklet ose të pasigurta për pamjen e tyre.. Nga ky presion, shumë femra muslimane kanë hequr hixhabin për të ndjekur modën, duke krijuar një lloj kompleksi inferioriteti të thellë për veten e tyre.
Ne duhet të kemi parasysh se ky kërkim për trupin e bukur është në realitet një mashtrim nga shejtani. Shejtani është betuar që do të krijojë dëshira të tilla të rreme për njerëzit. Ai ka thënë, siç na tregon Kurani: “Do t’i shmang (nga e vërteta), do t’i bëjë të shpresojnë në gjëra të kota; do t’i ur
dhëroj dhe ata do të shqyejnë veshët e bagëtive; do t’i urdhëroj dhe ata do të shëmtojnë krijesat e Allahut. E kush e bën mik djallin, e jo Allahun, ai ka dështuar sheshazi.” [En-Nisa’: 119]

Allahu na ruajttë dhe na mbrojttë nga premtimet e rreme të shejtanit, pasi Allahu është Ai që udhëzon tek e vërteta.

/Itrat Azad/Perktheu: Eglantina Muça/pertymoter/kohaislame

Artikulli paraprakKim Mehmeti prononcohet rreth akuzave ndaj Hoxhë Irfan Salihut
Artikulli vijuesShefqet Krasniqi: Irfan Salihu është një hoxhë që nuk del nga prizmat e Kur'anit dhe Sunnetit