Islami është në kthetrat e kundërshtarëve të vetë

0
192

Llukman Neziri, teolog islam nga fshati Opajë, Kumanovë, është një nga hoxhallarët “me mjekër” që vepron në Maqedoni. Cili është momenti aktual i islamit në botë dhe këtu, a ekziston islam radikal, kush dhe pse po i ndan besimtarët muslimanë shqiptarë – e pyetë Gazeta Express hoxhën.

Express: Hoxhë, urdhëroni dhe në pika të shkurtëra mbroni Islamin i cili në media dhe për nevoja të ndryshme politike po merr trajta dhe kahje të ndryshme. Cili është islami i vërtetë?

Sa i përket islamit, është e vërtetë që ai është bërë top temë në tërë botën – dikush duke e lëvdëruar, dikush duke e nënçmuar. Por, islami është më i fortë se ata që mundohen ta nënçmojnë, sepse është e vetmja fe e Allahut, prej kur Ai zbriti njerëzimin në këtë tokë. Kohëve të fundit po dëgjojmë se anembanë vendeve islame, njerëzit kanë problem me islamin. Kjo nuk do të thotë se islami është problematiku, por njerëzit nuk e kuptojnë. Problemi është se njerëzit me kalimin e kohës i kanë devijuar kuptimet. Pse valle islami që sundoi 13 shekuj nuk kishte këso probleme? Këtu tek ne thonë se Islami është prezent pesë shekuj,tani e pesë shekuj atë e kanë sjellur osmanlinjtë. Në momentin kur muslimanët u dobësuan, Allahu ua nxori prej dore atyre Islamin dhe prej asaj dite islami është në kthetrat e kundërshtarëve të vet. Por, unë e kam bindjen se islami nuk do të dëmtohet nga qëllimkqinjtë dhe do të vazhdon të jetojë.

Express:Opinionit tonë i është imponuar viteve të fundit që islamin ta ndajë në islam tradicional dhe në atë pak më të ndryshëm që më së shpeshti identifikohet me vehabizmin dhe selefizmin.Ju vetë cilit grupacion i takoni?

Popullata jonë është ende në fazën e transferit. Ne kemi jetuar nën çizmen e komunizmit. Dhashtë zoti që ajo çizme të mos kthehet asnjëherë. Islami është një fushë e gjërë ku nuk ka dhunë. Këtë e ka potencuar Allahu duke thënë se “në fe nuk ka urrejtje”. Feja tradicionale dhe feja…Ky tradicionalizmi ështëpasojë e xhon turqve të . Shekulli i fundit i osmanlinjve ka qenë shkaku i rrënjes së tyre sepse e kanë bërë islamin turk. A i keni vërrejtur pleqtë tanë kur thonë “n’kofsh turk e musliman, un jam turk elhamdulilah…” Turqit e kan privatizuar fenë dhe tani ne po i vuajmë këto pasoja.Në islam nuk ka islam tradicional. Këtu është ajo faza e transferit, kur popullata është duke u përgatitur dhe po e kupton se nuk ka islam tradicional dhe islam bazor. Islami është një. Kurani dhe Suneti janë dy gjëra të pa ndara dhe ky është islami. Sa u përket vahabizmit dhe selefizmit do them së pari se nuk ekziston kurfarë vahabizëm. Nuk ka fjalë vahabizëm. Vehabizmin ia kanë veshur islamit armiqtë e tij të shumtë. Për shembull, është gjetur një reformator i cili ka qenë në gadishullin arabik, Muhamed Ibën Abdul Vehabi i cili ka bërë disa revolucione dhe ndryshime. Tani sipas tij thërrasin në vehabizëm. Nuk ka në islam vehabizëm ose selefizëm. Të gjithë jemi nën tendën e islamit të Allahut. Po ti a je selefi?! Nuk jam unë selefi. Cdokush që zbaton islamin, duhet të ketë islamin e vërtetë, atë të gjeneratave të para. Cka do të thotë fjala selefi? Selefi do të thotë “ata të parët”.

Express:Pse është e nevojshme që shqiptarët të cilët në të gjitha trojet e tyre janë të ndarë e të copëtuar në çdo rrafsh, të ndahen tani edhe brenda trungut fetar islam. Hoxhallarët pa mjekra dhe besimtarët pa mjekrae të veshur me xhins, gratë jo të mbuluara sikur në Saudi e në Avganistan, a janë më pak të vleshëm përpara Allahut ?

Tek shqiptarët ka burra të mirë të cilët kanë kontribuuar në këndin fetar dhe këndin kombëtar, ndërsa një numër I tyre ka dhënë më të shtrenjtën. Un po i kthehem këndit fetar dhe po konstatoj që kemi hoxhallarë dhe besimtarë me mjekra e pa mjekra, kemi edhe gra të mbuluara e të pambuluara. Ajo që vlen të thuhet është se çdo gjë është për hirë të Allahut. E marim punën e mjekrës. A ka mjekra bazë në Islam? Po, ka bazë në islam. Rruajtja e mjekrës, sidomos te hoxhallarët, është “bereqet” i komunizmit, kur në vitin 1956, komunisti i atëhershëm ka dhënë urdhër që të rruhet mjekra dhe çdo grua të heq mbulesën. Tani ne jemi duke i vuajtur pasojat. Nëse u referohemi librave, Muhamedi a.s. a ka pasur mjekër? Po, ka pasur mjekër. Isahu a.s. a ka pasur mjekër? Po, ka pasur mjekër. Musahu a.s. a ka pasur mjekër? Po ka pasur mjekër. I ceka tre pejgamberët e tri feve më të njohura,pra të çifutëve, katolikëve dhe muslimanëve. Që të tretë kanë pasur mjekra. Këtej, që të gjithë pjesëtarët e këtyre religjioneve kanë mjekra. P.sh. çifutët fundamental kanë mjekra, katolikët kanë mjekra dhe muslimanët kanë mjekra. Pra, muslimanët kanë mjekra, e jo teroristët. Kalojmë te mbulesa. Nuk do të thotë se një grua e cila vishet më ndryshe, ajo nuk është e mirë. Jo, Allahu e di se kush është i mirë dhe kush është i keq. Të gjitha këto kanë bazë. Edhe nëse I referohemi Medh’ hebit Hanefi, minimum i mjekrës duhet të jetë një grusht e lartë. Edhe para ‘56-ës, të gjithë hoxhallarët kanë pasur mjekra.

Express:Një kategori e “muslimanëve profesionalë” e kanë shumë qejf të na ndajnë neve shqiptarëvenë qafirë e muslimanë. A po na ndani edhe ju kështu ?

Ne jemi vëllezër. Këto janë disa gabime të njerëzve të pamatur. Ai i cili ndan dhe nuk ndan është Allahu. Ne duhet të jetojmë për Allah. Secili që deklaron veten si besimtar ndaj Allahut, është vëlla. Nuk mundet vëllau vëllaun të nxjer nga bashkësia. Ne qëndrojmë kundër këtyre ndarjeve. Unë e kam për obligim t’ ju thëras në Islam. Unë nuk kam për obligim t’ ju gjykoj. E kam të ndalur reptësisht që të gjykoj se cka dhe kush je ti.

Express:Rezervat me të mëdha ndaj islamit përfundimisht kanë të bëjnë me dhunën që po i atribuohet atij, me aktet teroriste që po bëhen nën petkun e islamit. Thuhet se “ të gjithë muslimanët nuk janë teroristë por ama të gjithë teroristët janë muslimanë”. Ju edhe vetë keni qenë në luftë, keni luftuar në Maqedoni më duket. Për cka keni luftuar ju, per cka luftojnë muslimanët sot?

Sa i përket dhunës që po i atribuohet islamit, më thoni ju pse në islam nuk kishte vetëvrasje kur nuk pat luftëra? Vetvrasja dhe marja e shpirtit është një krim I pafalshëm te Zoti. Por, mos të harojmë se lufta e nxjer situatën prej kontrollit. Terrorizmi dhe vetëvrasja në islam nuk kanë vend. Por, kur bëhet luftë, situata del prej kontrollit. Për këtë shkak Muhamedi thot- luteni Allahun të mos ju dërgon luftra. Islami i vërtetë është i pastër nga këto gjëra. Dhashtë Zoti që të kthehet islami i tillë.Lidhur me pjesmarjen time në luftë, un kam larë borxhin ndaj atdheut tim! Nuk ishte lehtë të shoh se si po digjet fshati im. Aty nuk kanë luftuar individë, por aty ka luftuar populli. Jam krenar që jam pjesë e popullit tim.

Express:Ju personalisht, a do kishit luftuar në Siri, a e udhëzoni xhematin e juaj të shkojë në atë luftë, aq më tepër kur aty dihet se mes veti luftojnë grupe te ndryshme muslimanësh.

Un nuk e shoh të arsyeshme të shkohet në Siri, sepse ata nuk vuajnë për luftëtarë, por e shoh të arsyeshme t’I ndihmojmë atij populli, duke I ofruar ndihma të llojllojshme. Ata më së paku kanë nevojë për ushtarë. Ata kanë nevojë për humanitet. A e udhëzoj xhematin? Un e udhëzoj xhematin atë që e udhëzoj veten. Nëse u them atyre, duhet të shkoj edhe vetë. Un veten dhe xhematin udhëzoj të ndihmojmë atë popullatë, tu dërgojmë veshmbathje dhe ushqim. Aty është një luftë shumë e madhe. Porosis të gjithëve që popullit të Sirisë duhet ti ndihmojmë shpirtrisht dhe materialisht, e jo fizikisht. Fizikisht të pastrojmë njëherë oborin tonë të cilin ende nuk e kemi të pastruar mirë.

Express: Na spjegoni ju lutem nje detaj që opinioni shqiptar nuk e ka analizuar forte. Ne Siri luftojne shiitët kunder suniteve dhe këta të dytët i konsiderojnë të parët si qafirë. Si qëndron puna aty?

Është e vërtetë se në Siri luftohet një luftë e dhimbshme, për të cilën një politikan me famë botërore thot se atje është duke u bërë një luftë hitleriane. Thot se lufta e dytë botërore më pakë ka shkaktuar viktima se ajo. Edhe vetë Ban Ki Mun para ca ditësh tha se kjo është turp që po ndodh atje. Këtu shihet se interesat e të tjerëve të cilët duke mos qenë në gjendje të qërojnë hesapet e tyre, ua mveshin shiitëvë dhe sunitëve. Shumë është e vërtetë se luftat e shiitëve dhe sunitëve kanë qenë në dy pole të kundërta. Dua ta din opinioni ynë se shiitët me prejardhje persiane, pikë së pari, nuk janë arab, ndërsa e dyta, nuk janë pjesë e islamit. Por, ata e kanë krijuar në vete një sektë, me të cilën u kundërvihen arabëve në emër të islamit. Dhe ata vetë maskohen në islam. Këtë e ka dëshmuar vetë urrejtja ndërsektare, sepse ai i cili është pjesëtar i një feje, nuk mund të urren kundërshtarin deri në atë gradë. Atë që po shohim në internet është tmer. Kjo është urrejtje e pazakontë. Sunitët asnjëherë nuk i kanë bërë këto gjëra, sepse në historinë tonë të pastër, nuk kanë ndodhur këso gjëra. Askund nuk dihet që muslimanët të kenë bërë masakra. Ndërsa, ata,shiitët, asnjëherë nuk kanë ndërprerë masakrat e tyre. Opinioni shqiptar duhet ta kupton se atje lufton një fe me një fe tjetër. Forcat e botës nuk po munden të ndajnë kulaçin e tyre dhe po fusin konfliktin ndërsektar.

* Artikulli është sjellë në mënyrë identike pranë jush nga GazetaExpress për qëllime informimi. Përmbajtja është produkt i redaksisë autore të artikullit dhe të intervistuarit, kjo nuk do të thotë që paraqet domosdoshmërisht edhe qëndrimin apo pajtimin e redaksisë kohaislame.com me tërë përmbajtjen.