Në Kosovë, 808 të prekur nga kanceri për një vit

1 Min Read

Në Kosovë, vetëm gjatë vitit  2015, janë regjistruar 808 raste të reja të personave të prekur nga kanceri.

Për sëmundjen e cila po konsiderohet si një nga më të rëndat në këtë shekull, përveç disa terapive, ende nuk është zbuluar ilaçi, raporton lajmi.net.

Sidoqoftë, kësaj sëmundjeje i është  caktuar 4 shkurti, si ‘Dita Botërore e Kancerit’.

Kjo ditë  ka për qëllim të rrisë vetëdijen për këtë sëmundje dhe të inkurajojë parandalimin, zbulimin dhe trajtimin e saj.

Qëllimi kryesor i kësaj dite është të reduktojë në mënyrë të konsiderueshme sëmundjet dhe vdekjet që shkakton kanceri deri më 2020.

Format më të shpeshta të regjistruara në Kosovë kanë qenë kanceri i gjirit dhe ai i mushkërive.

TAGGED:
Share This Article