Provinca Silopi e rrethit Sirnak është pastruar nga terroristët e PKK-së, radhën e ka provinca Cizre.
Kryeministri Ahmet Davutoglu, duke filluar që nga java e ardhshme, të paktën një ditë në javë do të shkojë në rajon dhe do të takohet me popullin dhe do të dëgjojë ata.
Planifikohet që në datën 5 shkurt, Davutoglu të shkojë në rrethin Mardin ku do të takohet me banorët dhe përfaqësuesit e shoqërive civile.
“Ne do të shkojmë hap pas hapi në të gjitha rrethet e Anadollit Juglindor. Do të takohemi dhe bashkohemi me popullin” tha Davutoglu.
Kryeministri turk u shpreh se ndërkohë që zhvillohet lufta kundër terrorit nuk dilet jashtë ligjit. “Askush nuk mund të pretendojë se gjatë luftës kundër terrorit është shkelur ligji. Ata që hedhin këtë pretendim, të kthehen e të shohin organizatën terroriste PKK dhe të arrijnë ti thonë asaj që të ndalë terrorin” u shpreh Kryeministri Ahmet Davutoglu. /trt/