Yıldırım ka realizuar një vizitë në Komandën e Brigadës së 2-të Kufitare e cila kryen operacionet kundrejt organizatës terroriste në zonat rurale të rajonit Çukurca në qytetin Hakari të Turqisë
Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, ka deklaruar se pas 15 korrikut në luftën kundër terrorizmit Turqia ka hyrë në një mënyrë të re dhe në një drejtim të ri. Yıldırım ka realizuar një vizitë në Komandën e Brigadës së 2-të Kufitare e cila kryen operacionet kundrejt organizatës terroriste në zonat rurale të rajonit Çukurca në qytetin Hakari të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pasi përmes hartës ka marrë informacione për operacionet e kryera kundër organizatës terroriste, Yıldırım në fjalën e tij drejtuar ushtarëve tha se ata kanë kryer një punë të madhe se edhe mbështetja dhe lutjet e popullit janë me ushtarët.
Ndër të tjera Yıldırım u shpreh se në sajë të ushtarëve që luftojnë kundër terrorizmit bijtë e atdheut do të jetojnë ditë më të bukura, dhe se ushtarët po kryejnë një detyrë të vështirë po aq edhe të shenjtë.
“Populli ynë pa përjashtim kryen të gjitha lutjet dhe mbështetjet. Në kushte të vështira po kryeni mbrojtjen e atdheut nën një rrezik të madh duke mundësuar sigurinë e jetës dhe të pronës së popullit. Si qeveri kemi detyrë parësore të përballojmë çdo nevojë që ju keni dhe gjithashtu të mbajmë në nivelin më të lartë moralin tuaj në këtë operacion”, ka theksuar kryeministri Yıldırım, duke tërhequr vëmendjen se terrorizmi do të përfundojë dhe se të gjithë pa përjashtim janë të mendimit se kjo duhet të marrë fund.
“Do të jemi në sulm dhe jo në mbrojtje”
Duke vënë në dukje se po përballen me një kurth dhe një rrethim dhe se po kryhen përpjekje për të pakësuar energjitë e vendit duke përdorur organizatën e ulët terroriste e cila nuk lufton me burrëri dhe haptazi me Turqinë, Yıldırım u shpreh “Pas 15 korrikut në luftën kundër terrorizmit kemi hyrë në një mënyrë të re dhe në një drejtim të ri. Dhe kjo është: se nuk do të jemi në mbrojtje, por do të jemi në sulm. Do të gjejmë dhe do të neutralizojmë të gjithë ato njerëz të ulët kudo që ato të ndodhën nëpër shpella apo nën gurë. Nëse nuk veprojmë në këtë mënyrë atëherë do të jemi të detyruar të vazhdojmë të jetojmë me këtë kërcënim”.
Gjithashtu duke tërhequr vëmendjen se në rajon duhet të marren masat Yıldırım ka theksuar: “Sigurojmë të gjitha mundësitë teknologjike, që nevojiten për të marrë masat e sigurisë në mënyrë që të mos kryhen bastisje të menjëhershme ndaj jush.Kushti më i rëndësishëm që kjo luftë të japë rezultate është vënia nën kontroll e kalimeve në kufi. Në kuadër të kësaj kemi nisur një punë gjithëpërfshirëse dhe së shpejti do të kemi nën kontroll shumë punime të tjera që kryhen këtu. Më pas me të gjithë forcën tonë do të hyjmë në 10-12 zona që janë mbledhur brenda vendit dhe do t’i japim përgjigjen e duhur organizatës së ulët terroriste e cila shqetëson prej vitesh dhe që i shpenzon energjinë atdheut. Ne kemi besim tek ju dhe i gjithë populli lutet për ju. Në sajë të angazhimit tuaj njerëzit flenë të qetë në shtëpitë e tyre. Qofshi emaneti i Allahut. Ai qofte me ju dhe ju ndihmoftë.”
Gjatë vizitës së tij kryeministri Yıldırım ishte i shoqëruar nga zv/kryeministri Nurettin Canikli, ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu dhe prefekti i qytetin Hakari, Cüneyit Orhan Toprak.