Në Maqedoni nga viti në vit po rritet ndarja midis të varfërve dhe të pasurve, gjegjësisht të pasurit po bëhen më të pasur, të varfrit më të varfër dhe me të ardhura më të vogla, transmeton zhurnal.mk
Me fjalë tjera, po shkrihet klasa e mesme, e cila, sipas normave ekonomike dhe sociologjike është bartëse e secilës ekonomi. Ky proces nuk është prezent vetëm në Maqedoni, por ka përfshirë edhe shumë vende në periudhën e krizës e cila ende po zgjat.
Dallimi në të ardhura në nivel botëror është rritur në 12 muajt e fundit. Vetëm një përqind popullsisë në botë janë të pasur aq sa janë të pasur të gjithë 99 përqind tjerë bashkërisht. Këtë gjë e vërtetoi hulumtimi i paradokohshëm i organizatës jo qeveritare britaneze “Oksfam”, në të cilën u shtua se 62 njerëzit më të pasur të botës disponojnë me aq sa disponon gjysma e të varfërve të botës.
Sipas prognozave të “Oksfam”, në vitin 2016 pasuria e njerëzve të pasur do të rritet për mbi 50 përqind.
Edhe pse të dhënat e fundit për varfëri në vitin 2014 në Entin Shtetëror për Statistika treguan se tek ne ajo po ulet, edhe para dy viteve erdhi deri në 22.1 përqind, ndarja është e madhe midis atyre që kanë dhe atyre që nuk kanë. Para rreth dy viteve, 20 përqind e popullatës së varfër në vend, sipas statistikës, ka disponuar me 6 përqind nga të ardhurat e përgjithshme në shtet, ndërsa më të pasurit, 20 përqind, me 42 përqind e të ardhurave të përgjithshme në shtet.
Gjegjësisht, të pasurit disponojnë shtatë herë me më shumë të ardhura se të varfrit. Njashtu, më të varfrit harxhojnë vetëm katër përqind nga të gjitha mjetet e shtetit, përderisa popullata më e pasur rreth 50 përqind ose dymbëdhjetë herë më shumë se të varfrit.
“Është fakt se klasa e mesme nga viti 1991 nuk ekziston, ndërsa dallimi midis të pasurve dhe të varfërve po thellohet.
Pasuria është koncentruar tek një grup i vogël i njerëzve, mbi 90 përqind e të punësuarve marrin pagë nën mesatare, ndërsa vetëm rreth 10 përqind kanë paga më të mëdha nga mesatarja. Ekonomia tregoi sinjale pozitive, por qytetarët këtë nuk e ndjejnë dhe po jetojnë më keq.
Është e nevojshme që të bëhet analizë, se si të sillet barabarësi dhe ndarje e drejtë e prodhimit vendor bruto dhe si drejt të shpërblehet mundi i të punësuarve, dhe jo të kryhet koncentrik të parave në kompani të caktuara të cilat nuk kanë dhënë ndonjë kontribut të rëndësishëm në ekonomi”, deklaroi profesori Sllave Ristovski