Shoku i mirë dhe shoku i keq

Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Shembulli i shokut të mirë dhe të keq është sikurse mbajtësi i miskut dhe i farkëtarit. Mbajtësi i miskut (parfumit) ose të parfumos, ose të shet erë të këndshme, ose së paku prej tij vjen erë e mirë. Kurse farkëtari ose t’i djeg teshat, ose prej tij vjen erë e pakëndshme.” (Buhariu dhe Muslimi)

Profeti (salallahu alejhi ue selem) sqaroi se njeriu me të cilin shoqërohesh, ndikon pozitivisht ose negativisht në dëm apo në dobi. Profeti (alejhi selam) e ngjasoi shokun e mirë me mbajtësin e miskut, i cili nëse ulesh pranë tij, patjetër që do të përfitosh një prej tre gjërave; ose do të të dhurojë prej miskut, ose do të blesh, ose së paku do të ndiesh prej tij erë të këndshme, e cila ndikon tek ty, në trupin tënd dhe në teshat e tua. E nga ana tjetër, ulja me njeriun e keq ngjasohet me shembullin e farkëtarit, i cili ose do të të tymosi me tymin e zjarrit të tij, ose do t’i djeg teshat e tua, ose së paku do të ndiesh prej tij erë të keqe, që do të ndoti trupin dhe rrobat e tua.

Imam Neueuiu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë për këtë hadith: “Në të përfshihet mirësia e tubimit me besimtarët dhe njerëzit e mirë. Në të është virtyti dhe morali i lartë. Në të është devotshmëria, dituria dhe edukata. Në të njëjtën kohë këtu përfshihet edhe ndalesa nga pjesmarrja në tubimet me njerëzit e këqinj, me përgojuesit e njerëzve, si dhe shumë gjera të tjera prej veprave të shëmtuara.”

“Me kë të shoqërohesh” Abdullah ibn Ali El-Xhuajthijn

Artikulli paraprakCila është rruga e përmisimit të moraleve?
Artikulli vijues7 normat që duhet të kesh kur shkon në xhami