Në Maqedoni vazhdon trafikimi i refugjatëve, 17 refugjat zbulohen në dy raste

Policia gjatë kontrollit të veturave në dy raste të ndara në afërsi të Negotinës dhe tek fshati Smokvicë ka regjistruar gjithsejtë 17 persona refugjat të cilët më andej janë dërguar në Qendrën Pranuese për të huaj në Shkup, transmeton zhurnal.mk

Në autostradën në afërsi të fshatit Smokvicë dje rreth orës 7 e 50 min, zyrtarët policor kanë hetuar veturën e tipit “Reno” me tagra nga Shkupi në të cilën janë futur më shumë refugjat. Policia ka tentuar që ta ndaloj veturën, por vozitësi ka vazhduar që të lëvizë. Në rreth 300 metra larg, vozitësi e ka penguar veturën dhe së bashku me një pjese të refugjatëve ia ka dhënë vrapit. Policia i ka gjetur dhe prangosur 12 refugjat nga Algjeria të cilët me andej janë dërguar në Qendrën pranuese për të huaj në Shkup.
Një polic nga Negotina dje rreth orës 20 e 35 min në afërsi të qarkores në Negotinë, në autostradën në drejtim të Gjevgjelisë-Shkup ka tentuar që ta ndaloje veturën e tipit “Matiz” me tagra nga Velesi, por vozitësi nuk është ndalur, por e ka vazhduar rrugën.
Policia me veturën zyrtare është nisur drejt tij dhe tek vendi “Polna Cigla” e ka arritur dhe ndaluar. Në veturë janë gjetur vozitësi M.Gj.(32) dhe pesë refugjat të cilët më andej janë dorëzuar në Qendrën pranuese për të huaj në Shkup.
Po punohet për zbardhjen e tërësishme të këtyre rasteve.
Artikulli paraprakIndi: Shifrat e larta të përdhunimeve, kthejnë dënimet me vdekje
Artikulli vijuesRexhepi: BFI do të pengonte ikjen e të rinjve në Siri nëse informohej me kohë nga organet e shtetit