Në Meksikë u arrestua i dyshuari për vrasjen e 72 personave

Në Meksikëu arrestua Salvador Alfonso Martinez Escobedo-n, i dyshuar për vrasjen e 72 emigrantëve në shtetin verior të Tamaulipas në vitin 2010. Trupat e emigrantëve u gjetën në një varr masiv në një fermë në San Fernando.

Sipas supozimeve të autoriteteve lokale Escobedo ishte kreu i degës rajonale të kartelit të drogës “Los Zetas”, transmeton ZR njoftimin. Sipas hetuesve, emigrantët mund të jenë vrarë si rezultat i refuzimit për të punuar për llogari të baronëve të drogës./koha/kohaislame

Artikulli paraprakShkaku i Alergjisë – Mungesa e mikroorganizmave të dobishme nëpër qytete
Artikulli vijuesLG planifikon të nxjerr telefonin e ri Nexus