Në një barkë të fundosur në Malajzi, e cila po barte me dhjetëra migrantë ilegalë të Indonezisë, janë gjetur 61 trupa të pajetë, kanë konfirmuar zyrtarë lokalë, raporton Reuters.
Shumica nga të vdekurit, janë meshkuj dhe një fëmijë, ka thënë Robert Teh, nga Agjencia për Kërkim dhe Shpëtim, i Malajzisë. Besohet se vetëm 20 persona kanë arritur të shpëtojnë, transmeton rel.
“Nëse nuk gjejmë edhe ndonjë trup tjetër, atëherë që sot do të përfundojnë operacionet e kërkimit” ka thënë Teh.
Barka besohet se është përmbysur nga mbingarkimi dhe moti i keq, derisa migrantët po udhëtonin për në shtëpitë e tyre, për një festë fetare, raportojnë zyrtarët.
Shumica nga punëtorët legal dhe ilegal, të Malajzisë, që besohet të jenë rreth 6 milionë, janë nga Indonezia.