Në përleshjen mes ushtrisë Izraelite dhe Palestinezëve 30 të plagosur

Të paktën 30 persona u plagosën nga ndërhyrja e ushtrisë izraelite e cila u përpoq të parandalojë mbajtjen e protestës të palestinezëve në lagjen Abu Dis të Jerusalemit, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjysmëhëna e Kuqe palestineze njoftoi se një grup palestinezësh u mblodhën në lagjen Ebu Dis në protesta paqësore për t’u dhënë mbështetje të burgosurve palestinezë që janë hedhur në grevë urie në burgjet izraelite.

I njëjti burim njofton se trazirat u shkaktuan kur ushtria izraelite ndërhyri me gaz lotsjellës dhe municione plastike në përpjekje për të shuar protestat.

Në këto trazira janë plagosur të paktën 30 persona.

Artikulli paraprakShkenctarët më në fund e pranojnë: “ALKOOLI SHKAKTON KANCER!”
Artikulli vijuesAutoritetet Gjermane kërkojnë kontrolle më të rrepta ndaj emigrantëve