Turqi, policia arreston dhjetëra të dyshuar për mashtrim mjekësor

Forcat turke të sigurisë paralelisht kanë ndërhyrë në shumë adresa në Stamboll, Anakara dhe në pesë krahina, pas operacionit policor i cili zgjati dy vite

STAMBOLL (AA) – Njësiti policor për luftë kundër krimit të organizuar të mërkurën në mbarë Turqinë ka arrestuar 28 persona lidhur me hetimin për mashtrim mjekësor, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat turke të sigurisë paralelisht kanë ndërhyrë në shumë adresa në Stamboll, Ankara dhe në pesë krahina.

Kabineti i prokurorit kryesor shtetëror në Stamboll lëshoi fletarrest për 46 persona, në mesin e të cilëve ka mjekë, farmacistë dhe pronarë të depove farmaceutike, të dyshuar se janë të përfshirë në grupe kriminale.

Sindikata, e cila ka dorëzuar receta të falsifikuara elektronike për të arritur deri te fjalëkalimet e mjekëve nga sistemi shëndetësor kombëtar, thekson se përmes letërnjoftimeve të pacientëve kanë siguruar medikamente për kancer, diabet dhe hemofili.

Në aktakuzë, e cila u publikua të mërkurën, pohohet se të dyshuarit kanë mbledhur medikamente në mënyrë ilegale dhe i kanë shitur në Azerbajxhan, Siri, Egjipt dhe Irak. Ky mashtrim pretendohet se i ka kushtuar Turqinë gjashtë milionë lira (rreth 1.8 milionë euro).

 

Artikulli paraprakPoçari turk që patenton enë për tespih dhe tejemum
Artikulli vijues“PKK-ja është DAESH-i i kurdëve”