Autoritetet Gjermane kërkojnë kontrolle më të rrepta ndaj emigrantëve

Zyrtarët e sigurisë në Gjermani kanë bërë thirrje për kontrolle më të rrepta të sigurisë për kërkuesit e azilit dhe kanë paralajmëruar se do të angazhojnë policë shtesë, si rezultat i katër sulmeve që ndodhën në shtet në dhjetë ditët e kaluara, për dy nga të cilët përgjegjësinë e mori organizata terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Horst Seehofer, ku ndodhën tre sulme, deklaroi të martën se “mediat gjermane dhe autoritetet e vendit duhet të dijnë se kush qëndron brenda shtetit tonë”.

Artikulli paraprakNë përleshjen mes ushtrisë Izraelite dhe Palestinezëve 30 të plagosur
Artikulli vijuesQëllohen për vdekje pengmarrësit në Francë