Numri i etiopianëve të vrarë në një konflikt masiv fisnor në kufi me Sudanin e Jugut ka arritur në 208 dhe më shumë se 100 fëmijë janë rrëmbyer, ka thënë kryeministri i Etiopisë, Hailemariam Desalegn.
Dhuna shpërtheu të premten, kur grupi etnik sudanezo-jugor Murles kaloi kufirin e Etiopisë dhe filluan me vrasje, terrorizim dhe grabitje të banorëve të fisit Nuer dhe Agnauk në 13 fshatra të rajonit kufitar Gambella.
Në paraqitjen e tij televizive, kryeministri i Etiopisë, tha se në këtë konflikt të përgjakshëm nuk ishin përfshirë forcat qeveritare e as ato opozitare.
Sipas të dhënave të agjencisë shtetërore të Etiopisë, rreth 200 etiopianë, kryesisht nga fisi Neuro, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë ndërsa mbi 100 fëmijë u rrëmbyen.
Sipas dëshmitarëve okularë, sulmuesit ishin të armatosur mirë, dhe ata vodhën rreth 2 mijë krerë bagëti.
Një konflikt i përmasave të mëdha u parandalua nga forcat e armatosura të Etiopisë, të cilët vranë 60 persona të armatosur, ku u konfiskuan armë, përfshirë edhe një raketë hedhës.