Kapen në Vlorë 22 kg kanabis, 3 të prangosur

Agjentë të policisë së Vlorës kanë sekuestruar në orët e fundit 22 kg lëndë narkotike, si dhe kanë arrestiar 3 persona.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se, lënda narkotike, e llojit kanabis, është gjetur në fshatin Treblovë, transmeton TCh.

Të arrestuar, sipas burimeve, janë shtetasit Mehmet Mehmetaj, Xhaferr Rrapaj dhe Julin Buza, ndërkohë që shtetasi me inicialet A.G është shpallur në kërkim.

Artikulli paraprakNë përleshjet mes fiseve në Etiopi, 208 të vrarë e 100 fëmijë të rrëmbyer
Artikulli vijuesBayern Munich e Real Madrid në garë për Kanen