Të martën, takimi i radhës Thaçi-Dacic

Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic, të martën, do të takohen sërish në Bruksel, ndërsa në rend të ditës do të jetë zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit.

Kryeministri i Serbisë, Dacic, për mediat serbe e ka konfirmuar shkuarjen e tij në raundin e ri të bisedimeve.

“Në interes të Serbisë është vazhdimi i dialogut. Nuk jemi në situatë të zgjedhim me kë do të bisedojmë”, ka thënë ai, duke aluduar në zërat serbë se pas vendimit më të fundit të Tribunalit të Hagës, do t’i duhet të takohet edhe me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ndërkohë, drejtori i zyrës për bashkëpunim mediat në Qeverinë e Serbisë, Milivoje Mihajlovic ka thënë se Dacic ka propozuar që dogana të mos paguhet, siç ka thënë ai, në vendkalimet administrative.

“Presim që edhe për këtë të bëhet fjalë në raundin e ri të bisedimeve. Nëse diçka thjeshtë do të paguhet, ekziston mundësia që një pjesë e parave nga Bërnjaku dhe Jarinja t’u adresohet komunave në veri të Kosovës”, ka thënë ai. /Tg/kohaislame

Artikulli paraprakSHBA qorton Berishën, nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan
Artikulli vijuesAAK në Qeveri, veç me Ramushin kryeministër