Në Radivojc të Gjilanit, arrestohet pronarja e hotelit që mundësonte prostitucion

Pas dyshimit për prostitucion në një hotel në fshatin Radivojc të Gjilanit, Policia e Kosovës ka zhvilluar një kontroll, ku është gjetur një person duke kryer marrëdhënie seksuale me një viktimë femër me ç’rast është arrestuar së bashku me pronaren e këtij hoteli.

E dyshuara femër është arrestuar për mundësim prostitucioni, ndërsa I dyshuari mashkull për marrje me prostitucion.

“Viktima kishte qenë e shtyrë nga e dyshuara femër që ta kryej aktin seksual me para duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë ekonomike të viktimës. Janë arrestuar e dyshuara femër dhe i dyshuari mashkull”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Policia.

Me vendim të Prokurorit pas intervistimit e dyshuara dërgohet në mbajtje, ndërsa personi i dyshuar lirohet në procedure të rregullt.

Artikulli paraprakBuzhala: Doktorëve të shkencës u mbetet të kryejnë vetëm edhe filloren
Artikulli vijuesDanimarkë, ofendime të reja kundër islamit