Banka ka për qëllim që të inkurajojë investime nga vendet islame në Rusi, dhe po ashtu do të nënshkruajë marrëveshje me Bankën Islame për Zhvillim me bazë në Arabinë Saudite
Banka e parë islame ruse do të hapet këtë muaj në Kazan, kryeqyteti i Tataristanit, pjesë e Federatës Rusë, raporton Anadolu Agency (AA).
Banka do të funksionojë sipas parimeve islame, si një filialë e Tatagroprombank, njëra prej themeluesve të bankës.