Në SHBA, falimenton qyteti me 300 mijë banorë

Qyteti kalifornian i Stocktonit pritet të shndërrohet në qytetin më të madh amerikan në histori që do të shpallë falimentimin në orët e ardhshme.

Kryebashkiakia Ann Johnston deklaroi përpara këshillit bashkiak se nuk mund të bëhet më asgjë për të shpëtuar financat e qytetit dhe se ajo ka marrë “vendimin më të vështirë dhe zemërthyes” të jetës së saj.
Si rrjedhojë, shpallja e falimentimit në bazë të ligjit amerikan është bërë e pashmangshme, transmeton TCH.
Strehë e 290 mijë banorëve, 140 kilometra nga San Francisco, Stockton u godit rëndë nga kriza e tregut të pasurive të paluajtshme në SHBA në vitet 2008-09.
Shpallja e falimentimit do të lejojë qytetin të paguajë disa prej kreditorëve të tij, së bashku me disa prej shërbimeve të domosdoshme, si policia dhe departamenti i zjarrfikësve.
Përpara hedhjes së këtij hapi nga administrate lokale, u vendos një rritje drastike taksash për banorët, shkurtimi i çerekut të punonjësve të policisë, i pagave për mjekët dhe u largua nga puna një e treta e personelit zjarrfikës.
Aktualisht, Stockton qëndron midis qyteteve me kriminalitetin më të lartë në SHBA, ndërsa papunësia prej 15 për qind është dy herë më e lartë se mesatarja kombëtare në Kaliforni.
I zgjedhur si qyteti më i mjerueshëm amerikan në vitin 2010, Stockton është një prej qyteteve të mesme në gjendje të vështirë financiare. Gjatë javës u njoftua se edhe Kamden (70 mijë banorë) në New Jersey po shkon drejt falimentimit./BS/kohaislame

Artikulli paraprakOrët e ankthit në familjen e foshnjes së rrëmbyer
Artikulli vijuesMasturbimi, i dëmshëm për shëndetin