Agjencia e BE-së për kundërzbulimin, “EUROPOL”, ka dhënë alarmin se të paktën 10 mijë fëmijë refugjatë të pashoqëruar janë zhdukur, pasi kanë mbërritur në Europë.
Sipas kësaj agjencie ekziston frika që shumë prej tyre të kenë rënë në duart e grupeve të organizuara kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore.
Në përpjekjen e parë të agjencive ligjzbatuese për të matur një prej aspekteve më shqetësuese të krizës së emigrantëve, shefi i EUROPOL ka thënë për britaniken “The Observer”, – gazetë e fundjavës e publikuar nga “The Guardian”, – se mijëra minorenë të rrezikuar janë zhdukur, pasi janë regjistruar në autoritetet shtetërore ku kanë shkelur për herë të parë në Europë.
Brian Donald tha se 5.000 fëmijë janë zhdukur vetëm në Itali, ndërsa 1.000 të tjerë nuk dihen se ku ndodhen, pasi kanë mbërritur në Suedi. Ai paralajmëroi se, një “strukturë kriminale” paneuropiane dhe e sofistikuar po shënjestron tashmë refugjatët.
“Nuk është e paarsyeshme të thuash se jemi duke kërkuar për mbi 10 mijë fëmijë. Jo të gjithë prej tyre mund të jenë duke u shfrytëzuar në mënyrë kriminale, disa mund t’u jenë bashkuar anëtarëve të tjerë të familjes. Ne, thjesht nuk e dimë se ku janë ata, çfarë bëjnë dhe me cilët shoqërohen”, tha shefi i stafit të EUROPOL. Gjendja e fëmijëve refugjatë të pashoqëruar është cilësuar si një prej çështjeve më të rëndësishme në krizën e përgjithshme të emigrantëve dhe refugjatëve. Javën e kaluar u njoftua se Britania do të pranonte më shumë minorenë të pashoqëruar nga Siria dhe zona të tjera të konfliktit.
Sipas “Save the Children”, rreth 26 mijë fëmijë të pashoqëruar kanë hyrë në Europë gjatë vitit të kaluar. EUROPOL-i, që zotëron një forcë prej 900 analistësh kundërzbulimi dhe oficerë ndërlidhës të policisë, beson se 27 për qind e miliona të mbërriturve në Europë vjet kanë qenë minorenë. “Flasim për rreth 270 mijë fëmijë në total, pa e ditur nëse janë të regjistruar apo jo. Jo të gjithë prej këtyre janë të pashoqëruar, por kemi tregues të mjaftueshëm se një pjesë e madhe e tyre mund të jenë të pashoqëruar”, tha Donald, duke treguar se shifra prej 10 mijë minorenësh të zhdukur mund të jetë disi e kursyer.
You Might also Like
Mersel Bilali kritikon Erdoganin
Në një shkrim ish deputeti (tani analisti) Mersel Bilali ka kritikuar presidentin turk Rexhep Taip…
By
8 Min Read
TURQIA NUK HESHT NDAJ MASAKRËS QË BËHET KUNDËR MYSLIMANËVE NË BURMA
Ministri i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e Kryeministrit…
By
3 Min Read
Vazhdon tmerri në Siri – Tjetër sulm ajror në Halep, 7 të vdekur dhe 30 të plagosur
Në sulmin e ndërmarrë nga avionët e ushtrisë së Sirisë në vendbanimet nën kontrollin e…
By
1 Min Read
Cameron kritikon Papën: E drejta për të fyerje, pjesë e shoqërisë së lirë
Kryeministri britanik, David Cameron ka deklaruar se Papa Françesku gabon në qëndrimin e tij se…
By
2 Min Read
Eksportet e Gjermanisë dhe zemërimi i Donald Trump
Rekordi i ri që kanë arritur eksportet gjermane duhet ta zemërojë proteksionistin Donald Trump. Keq…
By
5 Min Read
Dënimet për masakrën e Srebrenicës: 637 vite burg deri tani
Gjykata shtetërore boshnjake dhe Gjykata e Hagës kanë dënuar 38 persona me një total prej…
By
6 Min Read
