Në SHBA vriten tetë persona, ekzekutohen me plumb në kokë

1 Min Read

Të paktën tetë persona janë vrarë në katër shtëpi të ndryshme në pjesën rurale të Ohios.

“Besohet se viktimat, shtatë të rinj dhe një adoleshent, janë nga e njëjta familje”, tha në një deklaratë Prokurori i përgjithshëm i shtetit.

Që të gjithë thuhet se janë goditur në kokë, ndërsa policia ende është duke kërkuar për sulmuesin apo sulmuesit, shkruan BBC.

Shumë zyrtarë nga agjenci të ndryshme u dërguan në skenën e krimit në Piketon, në jug të Columbus, transmeton lajmi.net.

Prifti në vendin e ngjarjes tha se dhuna ka rezultuar si pasojë e situatës së brendshme.

Disa nga viktima besohet se janë qëlluar për vdekje teksa ata ishin në gjumë, përfshirë një grua në shtrat së bashku me fëmijën e saj 4-vjeçar. Policia ende nuk ka përcaktuar një motiv.

TAGGED:
Share This Article