Shkaktojnë tollovi në komunikacion

Dëshpërimi i ndërmarrjes në raportin për fitimet i paraqitur gjatë ditës së enjte i ka lënë vëzhguesit e industrisë së smartfonëve që të shikojnë për lajme më të mira në konferencën Nokia World që është planifikuar të mbahet më 5-6 shtator në Helsinki.

Disa raporte thonë që Nokia do të mund të lëshonteWindows Phone 8 në linjën e vet të smartfonit Lumia në ngjarje. Një baner jashtë dyqanit të Nokias që është duke u rinovuar në Helsinki duket që po shënon rihapjen e dyqanit me diçka të madhe, duke përdorur fjalët, “Diçka e mahnitshme është duke ardhur …” më 7 shtator.

Një pamje e banerit është paraqitur në blogun My Nokia gjatë ditës së enjte. Janë disa referenca tjera nga një Ueb faqe “Nokia Graffitti” që këshillon kthimin në javën e ardhshme për të marrë vesh më tepër se çfarë do të vijë.

Ajo do të mund të ishte që Nokia është vetëm duke i drejtuar konsumatorët tek dyqani i rinovuar në Helsinki, por analistët thonë që diçka më e madhe që përfshinë Windows Phone do të mund të ishte në dyqan në fillim të shtatorit.

Më herët gjatë ditës së enjte, Nokia raportoi një rënie prej 39 për qind të smartfonëve të shitur në çerekun e dytë, në 10.2 milionë, në krahasim me të njëjtin çerek të vitit të shkuar.

Shefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje, Stephen Elop, e quajti çerekun e dytë si “të vështirë”.kohaislame

Artikulli paraprakGjendeti vdekur poeti Ali Podrimja
Artikulli vijuesJaponia lansoi anije kozmike pa pilot