Nëpër xhamitë e kryeqytetit të Maqedonisë, Shkup, u fal namazi i xhenazes në mungesë për dëshmorët e rënë në Turqi gjatë tentativës për grusht shteti nga Organizata FETO, raporton Anadolu Agency (AA).
Në namazin e xhenazes në mungesë që u fal në Xhaminë e Murat Pashës në Çarshinë e Vjetër të Shkupit për dëshmorët e rënë si pasojë e tentativës për puç nga FETO, morën pjesë shumë njerëz.
Ligjëruesi në Xhaminë e Murat Pashës Sulejman Baki, gjatë hutbes së xhumasë i uroi Presidentit të Turqisë, shtetit, qeverisë dhe popullit që një gjë e tillë të mos përsëritet asnjëherë dhe e luti Zotin për mëshirë për të vrarët dhe shërim të shpejtë për të plagosurit.
Po ashtu, Baki e lexoi letrën e solidarizimit të cilën Bashkësia Islame e Maqedonisë ia kishte përcjellë Presidencës së Çështjeve Fetare të Turqisë një ditë pas tentativës për puç.
Baki, i cili iu drejtua të pranishmëve edhe para faljes së namazit të xhenazes në mungesë, tha se “Edhe gjatë kohës së profetit tonë të dashur, paqja qoftë mbi të, ka pasur raste kur është falur namazi i xhenazës në mungesë. Edhe ne sot do ta falim këtë lloj namazi të xhenazes për vëllezërit tanë që ranë dëshmorë në ngjarjet e fundit në Turqi”.
Pas namazit, Baki uroi që namazi dhe lutjet të pranohen te Zoti.
Krahas Xhamisë së Murat Pashës, namazi i xhenazes në mungesë për dëshmorët e tentativës për puç nga FETO u fal edhe në xhamitë tjera në Shkup. /AA/