Në Gjermani shpërtheu një skandal politik. Qeveria pranoi se dy vjet më parë ka furnizuar në Siri substanca, të cilat përdoren në prodhimin e armëve kimike.
Berlini ka furnizuar në Siri gjithsej rreth 360 ton kimikate. Për këtë ditën e hënë njoftoi Ministria e Ekonomisë dhe Teknologjive të reja të Gjermanisë. Deri në vitin 2011, kur në Siri shpërtheu kriza, ky vend konsiderohej një partner normal tregtar. Në qershor të vitit 2010 në Siri mbërriti një delegacion biznesmenësh gjermanë, i cila vendosi kontakte të drejtpërdrejta me kompanitë lokale, tregon Manuel Ochsenreiter:
– Në atë kohë askush nuk thoshte asgjë në lidhje me “diktaturën e keqe” ose “diktatorin”, si dhe për faktin se ne nuk mund të ndërtojmë marrëdhënie biznesi me këtë vend. Gjithçka u kthye me kokë poshtë brenda një nate, kur në mars të vitit 2011 politika e jashtme gjermane ndryshoi qëndrimin e saj mbi Sirinë.
Historia mbi eksportin e kimikateve në Siri – një histori e marrëdhënieve normale të biznesit, të cilat u shndërruan në hipokrizi. Gjermania është komb i eksportit. Ne jetojmë falë eksporteve tona, ne jemi një nga kombet më të mëdha eksportuese në mbarë botën, dhe, natyrisht, ne kemi marrëdhënie tregtare me shumë vende.
Qeveria gjermane, e cila në kohën e vet e miratoi eksportin e këtyre substancave në Siri, sot i kritikon këto veprime me një forcë të tillë, sikur bëhet fjala për furnizimin e armëve kimike të gatshme për përdorim. Përkundrejt këtij sfondi, i çuditshëm duket fakti që pothuajse askush nuk shqetësohet prej kontratave ushtarake të Gjermanisë dhe Izraelit, mendon Manuel Ochsenreiter:
– Ne nuk diskutojmë gjëra të tjera në Gjermani, për shembull, eksportin e nëndetëseve më moderne ushtarake në Izrael. Izraeli zotëron më shumë se 200 mbushje bërthamore. Për më tepër ne nuk e dimë se ku ndodhen ato dhe se sa të rrezikshme janë. Ndërkohë që këto nëndetëse janë të aftë të qëllojmë me raketa të tilla.
Sipas mendimit të Manuel Ochsenreiter, një situatë e tillë shpjegohet me mungesën e pavarësisë së politikës të jashtme gjermane. Në vend që të veprojë në interes të popullit gjerman, qeveria orientohet në Bruksel dhe Uashington, përfundon gazetari.
You Might also Like
Dr. Shefqet Krasniqi: Sheriati tingëllon shijshëm në zemrat dhe mendjet, ndalon korrupsionin dhe keqpërdorimet
Hoxhë Dr. Shefqet Krasniqi thotë se institucionet nuk do të lejojnë që në Kosovë të…
By
Redaksia
6 Min Read
NDËRGJEGJJA
Dr Mustafa Mahmud NDËRGJEGJJA Tha miku im: - Ju për ndërgjegjen flitni sikur ajo të…
By
Redaksia
9 Min Read
"Lufta e Ftohtë" mbaroi, ajo e spiunëve ende jo
Lufta e Ftohtë tashmë ndodhet në arkiva që prej 20 vitesh, por lufta e spiunëve…
By
Redaksia
4 Min Read
Sulmi në Bullgari, shkas për bombardimin e Iranit
Sulmi i djeshëm kundër turistëve izraelitë në Burgas të Bullgarisë, ka rezultuar me vdekjen e…
By
Redaksia
8 Min Read
Beteja teologjike e udhëheqësve musliman; Të zemëruar me ISIS
Autor: Laurie Goodestein – The New York Times Si beteja ushtarake ashtu edhe ajo politike…
By
Redaksia
11 Min Read
Fuad Ramiqi: Flet për drejtësinë e padrejtësinë
Lajmi: A është religjioni një temë tabu në Kosovë? Fuad Ramiqi: Nuk është aq tabu…
By
Redaksia
17 Min Read
