Nga zjarri që ka përfshirë një shtëpi në fshatin Stanovc të Epërm të Vushtrrisë, ka humbur jetën një grua e moshuar.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, e ka konfirmuar për KosvaPress ngjarjen tragjike.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30. Policia, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore janë në vendin e ngjarjes”, ka theksuar Zahiti.
Ende nuk dihen shkaktarët e zjarrit, kurse nga zjarri lëndime kanë marrë edhe disa anëtarë të familjes të cilët ndodheshin brenda shtëpisë kur ka shpërthyer zjarri.