Në tre ditët e fundit në Shkup 23 aksidente, 16 persona janë lënduar

Gjatë tre ditëve të fundit në rajonin e qytetit të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit është kryer kontroll i gjithsej 23 aksidenteve.

Më 8 janar, e premte, policia e komunikacionit ka kryer kontroll në gjithsej 10 aksidente. Prej tyre, pesë janë me pasoja të dëmeve materiale dhe katër janë me pasoja të lëndimeve trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë një shofer automobili, dy bashkëudhëtarë dhe një këmbësor.

Ka ndodhur edhe një aksident me pasoja të rënda trupore 30 minuta pas mesnate në rr. “Boris Trajkovski”, para OHIS-it. Në fatkeqësinë kanë marrë pjesë dy automobila “mercedes” dhe “pezho 106”, me targa të Shkupit, të drejtuara nga qytetarë të Shkupit. Në aksident janë lënduar dy shoferë dhe dy bashkëudhëtarë. Ata me automjetin e Ndihmës së shpejtë janë dërguar në Qendrën urgjente, ku te njëri bashkëudhëtar janë konstatuar lëndime të rënda trupore, ndërsa te dy shoferë edhe një bashkëudhëtar lëndime të lehta trupore.

Më 9 janar e shtunë, policia e komunikacionit ka kryer kontroll të gjithsej 10 aksidenteve. Prej tyre, shtatë janë me pasoja të dëmeve materiale dhe tre janë me pasoja të lëndimeve trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë një shofer dhe dy bashkëudhëtarë.

Mbrëmë policia e komunikacionit ka kryer kontroll gjtihsej në tre aksidente. Në aksidente lëndime më të lehta kanë marrë një shofer automobili, dy bashkëudhëtarë, një këmbësor dhe një çiklist.

Gjatë tre ditëve të fundit nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe sanksionuar 110 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes me automjetin. Tridhjetë e tre shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe të njejtit janë përjashtuar nga komunikacioni, nëntë shoferë nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve në vendkalimet e shënuara për këmbësorë, përkatësisht kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, si dhe 19 shoferë të cilët nuk e kanë përdorur rripin e sigurimit ose kanë përdorur celular gjatë vozitjes me automjetin. Janë sanksionuar edhe nëntë këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” gjatë këtyre tre ditëve nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 44 automjete, të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Sot me fillim në orën 12, Shoqata kombëtare e autoshkollave, shoferëve dhe instruktorëve “Trajnim L” do të mbajnë protestë të qetë para Qeverisë të Republikës së Maqedonisë. Vendi i mbledhjes së pjesëmarrësve do të jetë në hapësirën për parkim te QS “Boris Trajkovski” prej ku do të fillojnë të lëvizin nëpër bulevardin “Ilinden” deri në ndërtesën e Qeverisë. Me qëllim të zhvillimit të sigurtë dhe pa pengesa të komunikacionit nga ana e policisë së komunikacionit do të ndërmerren masa adekuate për sigurim të komunikacionit, ndërsa në varësi të gjendjeve momentale edhe rikahëzimit të komunikacionit.

 

Artikulli paraprakQendër ruse në kuadër të Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi"
Artikulli vijuesNë "Alo doktor" për një javë 1.386 thirrje