Në Valencia anulohet vendimi që ua ndalon nxënëseve mbajtjen e hixhabit në klasë

Në Valencia anulohet vendimi që ua ndalon nxënëseve mbajtjen e hixhabit në klasë

Një vajzë e re muslimane, së cilës i është ndaluar mbajtja e hixhabit në klasë në rajonin e Valencias, në Spanjë, mund të kthehet përsëri në shkollë për të vijuar mësimin si më parë, pasi të hënën autoritetet e kthyen mbrapsht ndalimin për të.

Takwa Rejeb-it, 22-vjeçare, e cila ka lindur në Spanjë dhe ka nënshtetësi spanjolle, i është thënë më herët nga qendra për edukim se është kundër rregullave që nxënësit të mbajnë çfarëdo mbulese koke gjatë orëve të mësimit, qoftë për motive fetare, qoftë për motive të tjera.

Deklarata e lëshuar nga qeveria rajonale thotë se, “e drejta e nxënëses Rejeb për arsimim është e garantuar, e se janë ndërmarrë hapat e nevojshëm për vazhdimin e shkollimit të saj”.

Sipas ankesës që kjo nxënëse i ka bërë një OJQ-je spanjolle, SOS Racismo, asaj i është thënë “ose të heqë mbulesën, ose të braktisë mësimin”. Rejeb nuk ka pranuar ta heqë mbulesën, për të cilën thotë se është pjesë e identitetit të saj fetar, e se mendon se duhet t’i lejohet ta mbajë atë.

Zyrtarët në shkollën e mesme në Benlliure të Valencias thanë se, duke bërë përjashtim në këtë rast, mësuesit nuk do të mund ta zbatojnë këtë rregull në të ardhmen.

Duke folur për prestigjiozen spanjolle El Pais, Rejeb është shprehur, “Kjo është një situatë tronditëse, që kurrë nuk kam menduar se do ta përjetoj. Unë jam personi i parë që e kam kundërshtuar vendimin, por kjo është zgjedhja ime dhe jam krenare për këtë.” /tesheshi.com/

Artikulli paraprakDisa të rinj me të parë një plak të varfër, deshën të argëtohen.
Artikulli vijues“emoji” me shami në kokë