Gazetari racist maqedonas Milenko Nedelkovski kësaj herë e ka kapërcyer vijën e kuqe, si edhe herëve tjera. Ai iu është kërcënuar gazetares Jadranka Kostova, transmeton zhurnal.mk
Nedelkovski kërcënon me jetë gazetaren Jadranka Kostova
‘Kjo me paraburgimin eventual të Nikolla Gruevskit’ si mendojnë Katica dhe LSDM-ja ta zgjedhin këtë rast?
Kaq e provokojnë popullin?
Në këtë rast do ta dëgjoj Nikolla Gruevskin për këtë Këshill në lidhje me gjuhën e urrejtjes.
Nuk do të ketë vetëm fjalë, do të ketë punë.
Ja, do ta filloj me gratë: Katica, Jadranka dhe Frfljo’, ka shkruar Milenko në profilin e tij.

