"Nënat e Srebrenicës": Nuk besojmë tek drejtësia serbe

0
231
Rritet vala e reagimeve pas arrestimit në Serbi të 8 personave, që kanë luajtur rol në gjenocidin e Srebrenicës. Shoqata “Nënat e Srebrenicës”, me seli në Sarajevë, ndihet e shqetësuar për arsye se të akuzuarit do të gjykohen në Serbi.
 
Serbia ka bërë arrestimet e para vetëm 20 vite pas gjenocidit të Srebrenicës.
Bazuar në një urdhër të prokurorisë, forcat e rendit kanë arrestuar 8 persona në lidhje me Srebrenicën, por dyshohet se drejtësia serbe do të japë dënimin e merituar për të akuzuarit.
Zumra Shehomeroviç, zv/presidente e Shoqatës “Nënat e Srebrenicës”, me seli në Sarajevë, bëri një vlerësim të zhvillimit në fjalë përpara kamerave të TRT-së.
Ajo i konsideron arrestimet në fjalë si një hap pozitiv, megjithatë shpreh skepticizëm në lidhje me Serbinë dhe gjykatat serbe.
Shehomeroviç thekson se arrestimet janë njëherësh tregues i politikës hipokrite të Beogradit në lidhje me krimet e luftës. Sepse, shton ajo, nga njëra anë Serbia e mohon gjenocidin dhe nga ana tjetër arreston këta persona.
Presidentja e Shoqatës “Nënat e Srebrenicës” dha informacione dhe mbi përgatitjet, që po bëhen për ceremonitë e 20-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës. “Përvjetori jubilar po afron dhe në ceremonitë e këtij viti priten të paktën 60 mijë pjesëmarrës”, sqaroi ajo.
Serbia ka bërë edhe më parë arrestime në lidhje me gjenocidin e Srebrenicës, por të akuzuarit, që janë arrestuar gjatë javës së kaluar, kanë marrë pjesë personalisht në masakra. Ky zhvillim është i rëndësishëm edhe për faktin se të akuzuarit do të gjykohen për herë të parë në Serbi.